Si ta dalloni parfumin origjinal nga ai fals|

Prishtinë | 28 Tet 2016 | 21:46 | Nga

Dihet se llojet e parfumeve në dyqanet e posaçme, janë të shumtë. Kur ne blemë një parfum, sidomos online, jemi gjithmonë të interesuar të dimë nëse është origjinal apo imitim. Shpesh dyshojmë se një lloj parfumi është shumë i lirë për të qenë origjinal.

Por, nga ana tjetër jo të gjithë parfumet e shtrenjtë, janë të tillë. Ja çfarë duhet të kontrolloni përpara se të blini parfumin tuaj, sipas portalit www.fragrances.bg:

1. Ambalazhi

Ambalazhi është elementi i parë që vini re tek një parfum. Është e thjeshtë ta dalloni nëse është i një parfumi origjinal ose jo, nga mënyra e shkrimit, nëse është material cilësor, nëse është shkruar me gabime drejtshkrimore ose jo, etj. Hidhni një sy edhe letrës celofan, duhet të jetë transparente.

2. Shishja

Nëse shishja është origjinale në të duhet të shkruhet patjetër “Made In…”. Gjithashtu, parfumi origjinal duhet të duket i qetë brenda, pa flluska. Emri i parfumit duhet të jetë i gdhendur në shishe, në pjesën ballore ose në fund të tij, por kjo varet nga lloji i parfumit që zgjedhim.

3. Parfumi

Parfumi në shishe duhet të jetë kategorikisht transparent, pa nuancë.

4. Barkodi

Ky element është një tjetër detaj i rëndësishëm për shkak se nuk ju gënjen kurrë. Barkodi tregon se ku është prodhuar një parfum dhe kjo ju ndihmon në dallimin e origjinalit nga imitimi. Psh, parfumeve të prodhuar në Francë zakonisht i’u fillon bar-kodi me numrat 30 – 37; atyre në Angli me 50, Gjermani 400 – 440; Spanjë 84; Itali 80 – 83 dhe SHBA e Kanada 00-09.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme