Nënkalimet, sikur ai që është ndërtuar nga Isa Mustafa nën ndërtesën e KEDS, janë një prej zgjidhjeve efektive. Prishtinës i nevojiten diku 9 pika sikur ajo që këmbësorëve me ju jep përparësi dhe me i hjek nga rrugët e veturave dhe kjo do të reduktonte numrin e zebrave të këmbësorëve që vec Prishtina i ka çdo 50 metra nga një zebër për këmbësorë.
Pastaj, parkingjet shtesë do ta çlironin komunikacionin edhe më mirë. Dhe natyrisht, dënimet e vetyrave që ndalen në mes të rrugës.
Ndërsa kryesorja, kur i kanë dhënë lejet ata ma herët teje për ndërtim nuk i kanë llogaritur mirë hapsirat e parkimit dhe të gjelbërta dhe gjithçka kanë koncentruar rreth qendrës së Prishtinës. Pastaj moszgjerimi i qytetit me plan, as ka Fushë-Kosova, as kah Veterniku e as ka Matiçani e ka koncentru krejt kallabllakun në kryeqytet.
Plus e kemi Administratën e Shtetit në qender, poashtu QKUK-në e krejt Kosovës në qendër etj. Të gjitha këto e e stërngarkojnë. Lëvizja e disa ministrive jashtë qendrës, ndërtim i spitalit të Prishtinës, e taktika si këto jepin zgjidhje dhe e çlirojnë komunikacionin.
Momentalisht me rrugët qe i ka Prishtina, s’mundet me qene komunikacioni ma mirë. Dhe çdo test në infrastrukturën ekzistuese të qytetit e sidomos rrugëve është i kotë se ska vendë më.
Shpërndane zhvillimin jashtë Prishtinës, ndërtoni, hyni edhe nën tokë, bartni disa institucione dhe bjen në veti. Por kjo s’mund të bëhet vetëm si komunë e Prishtinës, por vetëm në bashkëpunim me Qeverinë dhe shtetin.