Si mund të lahet Albin Kurti nga ky krim kombëtar

Prishtinë | 09 Tet 2024 | 20:18 | Nga Kimete Berisha

Çudi e madhe!

  1. Mimoza Kusari e ka lutur Milan Radojçiqin që t’i lë pa paga veteranët e UÇK-së dhe qe dy vite asnjë veteran i UÇK-së nuk është mërzitur.
  • Pse duhet të mërzitemi ne për ta!
  1. Albin Kurti sa herë që do i mashtron shqiptarët.
    Shqiptarët i mashtron lehtë sepse përtojnë të mendojnë, u pëlqen ta kenë dikënd që u tregon se çfarë duhet të besojnë.

-.Kështu, 99 për qind e myslimanëve shqiptarë nuk e kanë lexuar Librin e Shenjtë, sepse është vështirë të lexosh, prandaj e marrin të vërtetën e gatshme, dhe prandaj kur ti flet me ta nuk dinë ta mbrojnë mendimin e tyre, sepse s’është i tyre.

  1. Albin Kurti tha se biseda telefonike e Mimoza Kusarit me Radoiçiqit kundër veteranëve të UÇK-së është luftë hibride e gazetarëve kundër qeverisë së tij.
  • Do të mund të distancohej nga Mimoza, por nuk po distancohet sepse Mimoza pastaj tregon se ka folur me Radoiçiqin në emrin e Albin Kurtit.
  1. Albin Kurti po thotë se ‘biseda’ me Radojçiqin nuk është e vërtetë’, ama s’po thotë që vepra e tyre e përbashkët kundër veteranëve të UÇK-së nuk është e vërtetë.
  • Pse i gjykoni fjalët e tyre, shihni veprimin e tyre.
    Vetëvendosja bashkë me Listën Serbe kanë vendosur me vota në Kuvend që veteranët e UÇK-së të mos përfshihen në Pagën minimale.
    Kjo është vepra pra.
  1. Por, ne tash duhet të çuditemi se pse ata janë marrë vesh me fjalë e nuk jemi çuditur kur fjalët i kanë bërë vepra.
  • Pra, ne më shumë duhet të mërzitemi që Mimoza ka folur në telefon me Radojçiqin kundër veteranëve të UÇK-së se sa që deputetët e Vetëvendosjes kanë votuar bashkë me Listën Serbe kundër veteranëve të UÇK-së.
  • Edhe nëse biseda mes Mimozës dhe Radojçiqit do të ishte ‘e montuar’ siç po gënjen pushteti, e vërteta që Vetëvendosja ka votuar bashkë me Listën Serbe kundër veteranëve të UÇK-së është fakt.
  1. A ua ka bërë mirë!
    Po more.

-.Vet fakti që veteranët heshtin, domethënë pajtohen me nënçmimin.

  • Ai që nuk e duron nënçmimin, nuk e duron!
  • Nëse Bacës R. dhe patriotëve të tjerë nuk i duket ‘keq’ kjo vepër antishqiptare e qeverisë Kurti, pasi që nuk e kanë distancuar Albin Kurtin, edhe pasi që është bërë bashkë me Listën Serbe kundër UÇK-së së gjallë e të vdekur…..
    siç ish dashur t’ia mbyllin derën e kullës me shtatë drynjë e të mos e lejojnë t’i afrohen Prekazit….
    …..pse duhet të na duket neve ‘keq’.
  1. Nuk është e çuditshme që Mimoza Kusari ka biseduar me Radojçiqin në telefon, le ta çon edhe te shpija (sepse Kosova nuk e ka zgjedhur Radojçiqin), por është e tmerrshme që Vetëvendosje janë marrë vesh me Listën Serbe kundër veteranëve të UÇK-së.

Ky, për mua, është veprimi më antikombëtar që e njoh.

  1. Vetëm nëse Albin Kurti do të guxonte tç distancohej nga Mimoza Kusari, dhe ta gjuante si cuklën që është, do të mund ta ‘lante’ veten nga ky krim.
  • Se ky është krim kombëtar, më i madhi ndër krimet.
  1. Ndërkohë po ndodhin arrestime në ministritë e qeverisë Kurti për krime ekonomike.
  • Kundërshtarët e Albin Kurtit po gëzohen ‘gabimisht’, sepse ministrat e Albin Kurtit nuk i kanë përdorë njerëzit e tyre, por i kanë përdorur zyrtarët e PDK-së më shumë (të LDK-së më pak) për të realizuar krimet e tyre ekonomike.
  • Pra, kjo është taktikë ‘fantastike’ e qeverisë Kurti.
    I kanë shfrytëzuar zyrtarët e opozitës për punë të pista dhe tash i ka hudhur.

A ua ka bërë mirë!
Po, shumë.
Pse jo!

  • Prokuroria nuk po arreston njerëz të Albin Kurtit…por, zyrtarë të PDK-së dhe të LDK-së.
  • Prandaj, Albin Kurti ende është disa hapa përpara të gjjthëve!
    E jep të dhimbshmen për ta marrë të kojshmen…

P.S. Paramendoje çfarë kanë folur kur nuk janë përgjuar!

Të ngjashme