Një avion i kompanisë Lion Air, me thuajse 190 persona në bord, u përplas në det pak pasi ishte ngritur nga kryeqytetin indonezian, Xhakarta. Por shumëkush është habitur pasi avioni, një Boeing 737 Max 8, ishte fringo i ri.
Ky është incidenti i parë me një avion të tillë. Detajet janë të pakëta dhe shkaqet e rrëzimit do mësohen më vonë. Avionët zakonsht përplasen si kombinim i dy faktorëve: teknikë dhe njerëzorë.
Por a ka ndikuar fakti që avioni ishte kaq i ri në rrëzimin e tij?
Avionët Boeing 737 Max 8 janë në përdorim që prej vitit 2017. Madje kompania Lion Air ishte krenuar që ishte e para në Indonezi që kishte blerë një avion të tillë.
Avioni që u përfshi në incident kishte qenë në operim që prej 15 gushtit. Në total kishte vetëm 800 orë fluturim. Piloti kishte raportuar probleme dhe kishte kërkuar leje që të kthehej pas, thonë mediat.
Një ekspert i aviacionit, Gerry Soejatman tha për BBC se avionët e vjetër janë zakonisht më të rrezikuar nga aksidentet, por edhe avionët e ri.
“Nëse është shumë i ri, ka disa probleme që e shfaqin veten vetëm pas përdorimit rutinor. Kjo bëhet e mundur pas tre muajsh fluturim”, tha ai.
Avioni në fjalë do i mbushte tre muaj fluturim pas pak ditësh. Megjithatë mbetet për t’u parë përfundimi i hetimeve.
Boeing thotë se ky është avioni më shpejt i shitur në histori. Kompania ka marrë kërkesa për 4700 avionë.