- Duhet t’i qëndrojmë larg (dhe jo pranë) njëri-tjetrit!
- Nuk duhet (në asnjë mënyrë) t’i themi shëndet atij/asaj që teshtin!
- Dy fjalët magjike nuk janë më faleminderit, apo të dua por… lani duart!
- Mos i jepni duart njëri – tjetrit. As brrylin. Duke përplasur brrylat nuk respektoni distancën 1 metër.
- Maskat nuk mbahen më vetëm në ditën e karnavaleve apo të Halluinit!
- Harrojeni justifikimin: u vonova në trafik!
- Mos kini më frikë se po vjen e hëna. Të shtatë ditët e javës tani janë të diela!
- Për të fituar betejën me virusin që po gjunjëzon botën prej nesh kërkohet gjëja më e vështirë: të mos bëjmë asgjë!
- Trimi mirë nuk është më me shokë shumë, por me shokë on-line!
- Më shpejt se virusi lëviz lajmi rremë!
Virusi nuk largohet nëse nuk ndryshojmë mënyrën e jetesës të paktën për dy javë!