Me siguri çdo njeri është ndjerë i vetmuar në ndonjë fazë të jetës, ndoshta disa njerëz nuk kanë pasur me kë të shkojnë në kinema e disa tjerë nuk kanë pasur me kë të flasin.
Të gjithë jemi ndryshe. Kur ballafaqohemi me vetminë, nuk dimë as çfarë duhet të bëjmë. Si rezultat, njerëzit fillojnë të hanë shumë, kanë pagjumësi dhe fillojnë të besojnë se vetmia është fati i tyre.
Ekspertët kanë treguar se si ndryshon trupi dhe mendja kur ndihemi të vetmuar.
Jeni gjithmonë të uritur
Shumica e njerëzve në planet hanë shumë kur kanë probleme ose janë në ankth. Zakonisht hanë gjëra të ëmbla ose pica. Nuk mund ta kontrollojnë dhe ndihen më mirë për një periudhë të shkurtër kohore, por pastaj përjetojnë një ndjenjë më të fortë të urisë.
Në nënvetëdijen e tyre, ata janë duke provuar diçka që jua bën jetën të duket e lehtë duke ngrënë diçka të shijshme. Dhe në atë moment, trupi e prodhon hormonin e urisë – grelinin. Shkencëtarët kanë kryer një studim për të analizuar lidhjen mes hormonit të urisë dhe vetmisë. Ata kanë zbuluar se njerëzit që e konsiderojnë veten të vetmuar kanë një rritje të prodhimit të grelinit në gjak – pra hanë më shumë.
Shpenzoni shumë kohë duke bërë blerje në internet
Shenjat e vetmisë nuk duhet të jenë të qarta. Një studim ka treguar se njerëzit që janë në këtë gjendje shpeshherë duan të blejnë diçka. Zakonisht janë të përqendruar në gjëra materiale për ta mbushur zbrazëtinë që ndjenjë.
Nuk keni ëndrra dhe nuk mund të ndiheni të lumtur për tjerët
Vetmia afatgjatë shpeshherë mund të shoqërohet me një gjendje depresive. Njerëzit thjesht nuk ndihen më të lumtur. Ata duhet të bëjnë çdo gjë për të dalë nga kjo gjendje. Njerëzit që kanë kaluar përmes kësaj rekomandojnë të mësoni të ndiheni të lumtur për njerëzit e tjerë, gjë e cila pastaj ju lumturon edhe juve.
Ndiheni të panevojshëm
Ndjeheni të pashpresë, nuk e dini përse jeni gjallë, ndiheni të panevojshëm. Nëse jeni duke përjetuar diçka të tillë, atëherë përpiquni të telefoni ndonjë mik të vjetër.