Ishte në mesin e delegatëve kur u lexua deklarata e 2 Korrikut të vitit 1990, por nuk kishte të drejtë vote.
Behlul Jashari ishte gazetar që bashkë me kolegët e tij nga gazeta Rilindja shkruajtën për këtë ngjarje, njofton Klan Kosova.
Në ballinën e gazetës u publikua titulli, “Kosova u shpall subjekt i pavarur barabartë në Jugosllavi” derisa qëndrimin e redaksisë e shkroi Behluli me titullin, “Fillimi i së nesërmes”.
Pavarësisht vështirësive që të raportohet për këtë ngjarje Jashari thotë se entuziazmi ishte i madh.