Vajzat konsiderohen gjithnjë pika e dobët e një babai.
Sado që ato të rriten mbeten gjithnjë fëmijë në sytë e tyre. Alban Dudushi ka qenë i ftuar në “Thumb”, ku ka rrëfyer disa detaje shumë të këndshme mbi raportin që ka me Joelle, vajzën e tij 15 -vjeçare.
Ai u pyet nëse Joelle i ka rrëfyer ndonjë ngacmim që i kanë bërë çunat së bijës, apo nëse ajo i rrvfen atij pëlqimet që ka.
“Ka qenë njëherë (që më ka thënë për një çun që e ngacmonte) dhe i kam thënë do ma tregosh kush është ai djali se do e takoj unë atë. Dhe i mbushi mendjen tim vëllai që i thuaj babit të mos shkoj se më vjen turp pastaj mua. Por ai nuk e ngacmoj më dhe natyrisht këto janë momente që ufff.”
“(Për pëlqimet) Bëjmë muhabet ne, shumë mirë për këto, është një pjesë që unë nuk dua të mungoj tek ajo, nuk dua të mbaj të fshehta nga unë. Dhe këtë ja kam thënë. Në flasim për të gjitha gjërat me njëri-tjetrin. Deri tani mesa më ka thënë, nuk e di sa më thotë të vërtetën se mund edhe të më gënjej, por nuk ka asnjë pëlqim që të ketë vazhduar më tej. Por natyrisht që edhe ajo më ka shprehur simpatirat. Gjëja më e habitshme është se ju vajzat gjithmonë më befasoni. Para pak ditësh më erdhi me një libër historie në dorë. Kishin bërë një kapitull që fliste për Bashkimin Sovjetik. Në libër ishte një fotografi e Stalinit i ri. Dhe kjo thotë shiko o ba sa i bukur ka qenë ky. Ky gjithmonë ka qenë i shëmtuar dhe jo vetëm kaq po ka qenë edhe i tmerrshëm i thashë, kështu që harroje.”, ka rrëfyer Albani, shkruan blitz.al, transmeton Klan Kosova.