Si rrallëherë, Enrique Iglesias publikon fotografi me fëmijën e porsalindur

Prishtinë | 14 Shk 2020 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Enrique Iglesias dhe bashkëshortja e tij, Anna Kournikova, javë më parë janë bërë prindër, ndërsa ata e kishin mbajtur sekret edhe shtatzëninë për një kohë të gjatë.

Çifti i famshëm janë të njohur për ruajtjen rigoroze të jetës private duke mos lejuar që të shkruhen shumë lajme për familjen e tyre.

Ndërsa tash, Iglesias e ka konfirmuar se ai dhe bashkëshortja e tij e kanë pritur në jetë fëmijën e tretë që është vajzë.

Këngëtari e ka publikuar një fotografi në profilin e tij në Twitter së bashku me fëmijën e porsalindur me përshkrimin: “Rreze drite” dhe ka treguar se foshnja ka lindur më 30 janar 2020.

Enrique dhe Anna janë prindër edhe të dy fëmijëve të tjerë, binjakëve Lucy dhe Nicholas.

View image on Twitter
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme