Si shërbehet uji në restorantet greke, aktori kosovar tregon përvojën e tij

Prishtinë | 05 Kor 2022 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Aktori, Shkumbin Istrefi e ka treguar përvojën e tij sesi shërbehet në ujë në Greqi.

Sipas tij “atje të shërbehet uji e më pas vjen kërkesa për porosi”, pra “mund të pish ujë papagesë e të largohesh nga lokali”.

“Në Greqi, psh, si te ulesh në restoran apo kafiq, ta bijne një shishe me ujë (qe shpesh është i ceshmes) dhe tek pas nja 5 minutash vjen kamarieri dhe të pyet për porosi. Pra mundesh vetëm me pi ujin dhe me u cu pa porositë hiq”, ka thënë ai.

“Unë besoj që ky gjest është njerëzor. Ndoshta edhe i bazuar në fe. Nuk duan njerëzit me hy në gjynah, me të detyru me pagu unë nëse je vetëm i etur për ujë. Pra të japin hapësirë që të rimendosh nëse don të shpenzosh para, dhe jo të ta paguajnë edhe ujin me çdo kusht”.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të hënën se gastronomia është e obliguar të iu shërbejë konsumatorëve ujë të pijshëm pa pagesë.

Të ngjashme