Rajoni i Ballkanit u veçua në Kampionatin e sivjetmë Evropian të Futbollit, për numrin e incidenteve përgjatë ndeshjeve. Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) u kujdes të shqiptonte gjoba. A i reflektoi kjo atmosferë problemet politike që kanë disa vende me njëra-tjetrën?
Ndonëse rrugëtimi i kombëtares shqiptare në Kampionatin Evropian të Futbollit mori fund në fillim të javës, Shqipëria mbetet më e gjobitura e Euro 2024 nga Federata Evropiane e Futbollit (UEFA).
Ndër arsyet për gjobat e shqiptuara, me vlerë të përgjithshme prej mbi 160 mijë eurosh, ishin edhe thirrjet e tifozëve shqiptarë, të cilat UEFA i cilësoi si provokuese.
Futbollisti i kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, madje u pezullua për dy ndeshje, për shkak të thirrjeve përçmuese ndaj Maqedonisë së Veriut.
Daku, i lindur në Kosovë, më vonë kërkoi falje.
Për arsye të ngjashme u gjobit edhe Serbia.