Nuk është e pazakontë të dëgjosh njerëz që flasin për lidhjen e fortë që kanë ata me kafshën e tyre. Kjo lidhje është veçanërisht e qartë në klinikën veterinare. Madje, është kjo arsyeja pse njerëzit i çojnë kafshët për t’i vizituar.
Shumë shkencëtarë kanë gjetur mjaft fakte rreth kësaj lidhjeje të veçantë (koncept shumë dimensional) për shembull:
J. Bosard në Revistën “Mental Hygiene” (1950) sqaronte nga pikëpamja sociologjike se kafsha e shtëpisë janë burim i një dashurie të pakushtëzuar, të dobishme për të nxjerrë jashtë ndjenjat, si dhe mësues për fëmijët mbi çështje si përgjegjshmëria, shoqëria dhe rregullat e tualetit.
Konrad Lorenc (Laureat i çmimit Nobel në vitin 1973) ose “babai i lidhjes njëri-kafshë” dhe një prej themeluesve të etologjisë, në autobiografinë e tij citon: “Dëshira për të mbajtur një kafshë buron nga lidhja e gjatë me natyrën. Kjo lidhje është analoge me ato funksione të njeriut si emocionet e dashurisë, shoqërisë së pastër dhe ndershmërisë”.
Boris Levinson studioi mbi dobitë e kafshëve lidhur me“vlerat kuruese”, duke i hapur kështu rrugën drejtimit të“pet terapisë” p.sh., përdorimi i kafshëve si terapi për fëmijët me probleme (vitet 1962-75).
Si shpjegohet kjo lidhje me kafshët në mënyrë shkencore?
Teoria e zhvillimit të familjes propozon që njerëzit në familje kanë cikle të ndryshme të jetës. Një kafshë shtëpiake mund të përmbushë role të ndryshme për një pronar lidhur me një fazë të jetës së pronarit. Për njerëzit, kafshët karakterizohen shpesh si pjesëtarë të familjes. Për të sapomartuarit ato konsiderohen si zëvendësues të fëmijëve; për një çift me fëmijë si shoqëri për fëmijët e tyre dhe si siguri familjare, ndërsa për adoleshentët si shoku më i mirë.
Sipas studimeve psikologjike, kafshët shtëpiake në qytete luajnë një rol emocional zëvendësues për fëmijët dhe gratë.
Teoria e mbështetjes sociale është ajo që i referohet llojeve të ndryshme të ndihmës që na japin njerëzit e tjerë (ndihmë emocionale, praktike, informacioni dhe vlerësimi).
Studimet tregojnë se edhe kafshët e shoqërimit bëhen pjesë e rrjetit social të pronarit. Sot kafshët drejtojnë të verbrit, aspekt i cili flet për ndihmë praktike etj.
Teoria “e ngjitjes” është teoria më e shfrytëzuar për të treguar lidhjen me kafshët. Njerëzit shfaqin disa “sjellje ngjitëse” që hasen shpesh në klinikat veterinare. Kjo lidhje shpesh përshkruhet e ngjashme me atë të nënës me fëmijën, të dy shokëve të ngushtë ose si bashkëshortë.
Në klinika vihen re 4 forma afrimiteti: të qëndruarit ngjitur gjatë gjithë kohës, stresi në ndarje (shqetësim, lotim), komente të qarta për të vërtetuarsigurinë e kafshës së tyre dhe biseda personale për kafshën e tyre (p.sh., të tipit “si e trajtoj macen”).
Sipas studimeve, njerëzit që janë më të dhënë pas kafshës së tyre janë kryesisht: femrat, njerëz me shumë shoqëri ose të vetmuar dhe mosha e tretë ndërkohë që gjendja socio-ekonomike, edukimi ose të ardhurat nuk janë tregues domethënës i kësaj lidhjeje.