Si ta bësh një mashkull tëndin përgjithmonë

Prishtinë | 29 Maj 2023 | 21:13 | Nga Ekonomia Online

Të gjitha femrat dëshirojnë që të jenë përgjithmonë me mashkullin që e dashurojnë, por kjo nuk ndodh çdoherë. Të kesh një të dashur është punë tjetër dhe ta bësh të jetë i interesuar gjithmonë për ty është punë tjetër.

Të gjitha lidhjet kanë start të mirë, por në mes diku nga gabimi i njërit ose tjetrit lidhja mund të përfundojë me ndarje. Më poshtë i keni disa këshilla se si të jeni gjithmonë tërheqëse.

Mos u bëni posesive dhe e dëshpëruar

-Nëse e keni shprehi të mbështeteni gjithmonë te partneri juaj, ta thirrni atë çdo gjysmë ore, ta pyetni për çdo gjë që ai e bën, atëherë urgjentisht ndalojeni këtë shprehi. Kjo shprehi herët ose vonë do ta bëj atë tuaj të lodhet nga ju dhe t’ju braktis.

Bëhuni praktike dhe realiste

-Një lidhje e suksesshme bazohet në atë se sa mirë ju e kuptoni të dashurin tuaj. Mos harroni se ai dëshiron edhe jetë të lirë. Mos kërkoni nga ai gjithmonë të jetë me ju. Lejojeni pak të marrë frymë. Fundi i fundit largësia e bën dashurinë më të fortë.

Shpreheni dashurinë tuaj

-Partnerit tuaj i duhen fjalët. Beni diçka speciale për të, shkruani një letër dashurie, blijani një dhurate ose bëni ndonjë befasi sipas preferencave të tij. Edhe “Të dua” e thjeshtë mund të bëj çudira. Befasojeni në momentin, që ai më së paku e pret.

Kaloni kohë kualitative

-Komunikimi kualitativ është shumë me rëndësi. Nëse të dy partnerët janë të punësuar, atëherë ata këtë kohë duhet ta bëjnë gjatë fundjavës, ndërsa çiftet e martuara mund të hanë një mëngjes së bashku ose mund të kenë çdo ditë nga një bisedë 10 minutëshe para se të bien në gjumë.

Asnjëherë mos e nxirrni mllefin te partneri juaj

-Në punë ose diku tjetër brenda ditës mund të konsumoni energji negative. Mos e shfrytëzoni rastin që këtë energji ta çlironi te njeriu më i dashur për ju. Në vend të kësaj mund të kërkoni nga partneri juaj një përqafim. Besoni se funksionon.

Vishuni dhe rregullojuni

-Meshkujt i duan femrat e rregulluara. Mbajeni veten të mrekullueshme dhe tërheqëse. Kini kujdes me mënyrën që visheni dhe rregulloheni.

Xhelozia

-Një nga metodat e vërtetuara për të qenë tërheqëse për një mashkull është ta injoroni atë pak dhe ta bëni xheloz duke flirtuar me ndonjë mashkull tjetër të bukur.

Sjellja e përgjithshme

-A është personaliteti dhe sjellja e përgjithshme e jotja ajo që është tërheqëse për të dashurin tënd? Nëse ai gabon mos u hidh menjëherë në sulm, por analizoje gabimin në vete dhe gjithmonë mundohu ti eliminosh të gjitha negativitetet dhe të krijosh sa më tepër veti pozitive.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme