Mund të pajtoheni kur themi se nuk ka asgjë më të ndytë sesa pastrimi i tualetit.
Sidoqoftë, një tualet i pastër dhe i freskët ndihmon ta mbani të gjithë shtëpinë të shëndetshme, dhe për këtë arsye është e rëndësishme që të bëni çmos për ta mbajtur atë të pastër.
Lajmi i mirë është se mund të bëni vet produkte shtëpiake me të cilat mund ta pastroni tualetin, duke i eliminuar të gjitha mikrobet dhe mikroorganizmat.
Përbërësit:
– Shtatë deri tetë gota sodë buke
– Dy gota lëng limoni
– Një lugë gjelle uthull
– Një lugë gjelle peroksid hidrogjeni (3 për qind, të cilin mund ta blini në farmaci)
– 15 pika vaj aromatik
Procedura:
Në një tas vendosni sodën e bukës dhe derdhni lëngun e limonit. Pastaj, në një tas të vogël përzieni hidrogjenin peroksid dhe uthullën. Bashkoni të dyja dhe vendosni vajin aromatik, sipas përzgjedhjes suaj.
Me ndihmën e lugës krijoni forma të gjysmë topit dhe vendosni ato në një letër gatimi për t’u tharë. Nëse dëshironi, mund të aplikoni edhe një kombinim të ujit me uthull në guaskën e tualetit.
Në fund, gjysmë topave ju nevojiten të paktën katër orë për t’u tharë, edhe pse këshillohet t’i lini ashtu tërë natën.
Të nesërmen, ata i futni në një tas afër tualetit kur të jenë tharë dhe i lini ashtu.
Brenda pak kohe do të vëreni që tualeti juaj është më i pastër dhe mban erë më të mirë.