Aspirina duket se është medikamenti që nuk mungon në asnjë shtëpi shqiptare dhe të gjithë e kanë përdorur të paktën një herë me raki për të ngrohur muskujt e ftohur.
Përdorimet e mëposhtme me siguri nuk keni patur dijeni, por sapo t’i mësoni do t’i vendosni në zbatim, shkruan Living.al.
Eliminoni zbokthin
Aspirina përmban acid salicilik, një enzimë vërtetë shumë aktive. Ky kimikat mund të ndihmojë në trajtimin e zbokthit duke neutralizuar pH e skalpit të kokës. Ajo që duhet të bëni është të hidhni 2-3 aspirinë të shtypur në shampo dhe ta aplikoni normalisht. Masazhimi i lëkurës së kokës me shampo dhe kokrriza të aspirinës do të reduktojë inflamacionin e lëkurës
Për bukurinë e lëkurës
Acidi salicilik ai që kontribuon në shëndetin e lëkurës duke eliminuar qelizat e vdekura duke zbehur pamjen e shenjave dhe duke zvogëluar poret. Aplikimi i pastës së aspirinës në fytyrë do parandalojë krijimin e akneve dhe do të eliminojë yndyrën e tepërt nga lëkura.
Pasta e aspirinës kërkon: pesë aspirina të grimcuara dhe një lugë çaji mjaltë. Aplikojeni në lëkurën tuaj dhe lëreni për 10 minuta, pastaj shpëlajeni me ujë të vakët.