Si ta përdorni lajthinë për të kuruar aneminë dhe diarrenë

Prishtinë | 31 Kor 2024 | 00:45 | Nga Ekonomia Online

Lajthia është një shkurre me lartësinë e një peme të vogël, deri në 7 metra, e cila gjendet kudo në pyjet e vendit tonë. Lulëzon gjatë periudhës janar-shkurt dhe piqet zakonisht në fillim të shtatorit. Ka lëvore të murrme dhe të lëmuar.

Lajthia është një ndër frytet e thata që pëlqehet mjaft për shijen e mirë dhe vlerat kurative që ka. Asaj i përdoren frutat, lulet, gjethet, lëvoret e degëve si dhe vaji i saj yndyror i frytit.

Fryti dhe fara janë shumë të këndshëm dhe të ushqyeshëm. Përdoren të freskët, të thatë si dhe të përpunuar në ëmbëlsira të ndryshëm. Ato përmbajnë rreth 60% vajra, 15% albuminë, sheqerna, kripëra të hekurit etj. Është shumë i mirë në qetësimin e tretjes, pasi eliminon të vjellat dhe qetëson sistemin nervor. Me miellin e saj dhe të grurit, bëhet një bukë shumë e shijshme dhe e ushqyeshme.

Thelbi i frytit të lajthisë ka mjaft vitamina, si: A, B1, B2, PP, kripëra minerale. Ai rekomandohet për organizma të dobësuar dhe anemikë si dhe për gratë shtatzëna. Prej tij del një vaj eterik, i cili qetëson dhembin e sëmurë, thumbimet e insekteve dhe eliminon parazitët në zorrë.

Gjethet e thara të lajthisë kanë shije rrudhëse në të hidhur. Ato përmbajnë lëndë tonike dhe kanë veprime qetësuese në infeksionet e zorrëve dhe në diarre.

Lëngu i lëvoreve të drurit të lajthisë ka veti antipiretikë. Pjalmi i luleve është përdorur kundër epilepsisë. Nuk rekomandohet për personat që vuajnë nga dyspepsia dhe fshikëza e tëmthit.

Shërben gjithashtu si një astrigjen i mirë, antiflamatik dhe si një pastrues i përgjithshëm i të gjithë organizmit, sidomos kur konsumohet së bashku me mjaltin natyral.

Kurimi i anemisë dhe dobësive të organizmit

Në këto raste, rezultate të mira jep kura me lajthi. Ajo fillon me një kg lajthi, të cilat thërrmohen mirë e përzihen më 1 kg mjaltë. Prej kësaj tretësire, merren çdo ditë 3-4 lugë gjelle, duke vazhduar kurën për 30 ditë.

Kurimi i diarresë

Meqenëse gjethet e lajthisë përmbajnë lëndë tonike, përdoren me efekt kundër diarresë. Çaji i gjetheve përgatitet duke marrë një lugë gjelle me gjethe të grimcuara të lajthisë, të cilat zhyten në një gotë ujë të zier dhe lihen aty, për 10 minuta. Përftohet një lëng, i cili pihet njëherësh. Po ky lëng përdoret edhe për shpërlarje në sëmundjet e lëkurës dhe parazitëve në zorrë. Me përdorim të jashtëm jep efekt kundër thumbimit të insekteve.

Lajthia kuron edhe: Ngushtimin e venave; Gjakderdhjen.

Vaji yndyror kuron: Epilepsinë; Lambiet dhe parazitët e zorrëve në përgjithësi. /mapo.al

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme