Si ta rregulloni një marketing të dështuar

Prishtinë | 23 Gus 2017 | 02:29 | Nga

Një strategji e ngecur e marketingut nuk është një dështim, por injorimi i realitetit dhe refuzimi për ta rregulluar atë do të jetë.

Asnjë ndërmarrës nuk ka një fushatë të parë të përsosur të marketingut. Edhe nëse jeni tregtar ose ndërmarrës me përvojë, nuk mund të dini të gjitha gjërat deri sa të keni të dhënat për fushatën tuaj.

Pra le të themi se ju keni një strategji marketingu e cila ka dështuar, ju nuk po shihni rezultatet e parashikuara, dhe kthimi i investimeve tuaj është negativ. Unë do të supozoj se kjo nuk është vetëm një ndjenjë ose reagim i hershëm, ju keni parë në mënyrë objektive se strategjia e marketingut tuaj nuk po funksionon në mënyrën si keni shpresuar.

Ju nuk dëshironi të braktisni strategjinë tuaj, pra çfarë mund të bëni për t’a rregulluar atë?

Jepini më shumë kohë

Së pari, dua t’ua bëj me dije se disa strategji si SEO marrin kohë të gjatë për të filluar shpagimin. Nëse jeni duke investuar në imazhin e markës, ose nëse po mbështeteni në kanale të ndryshme për të fituar më shumë konsumatorë, mos u dekurajoni pas vetëm disa javësh përpjekje.

Në anën tjetër, disa strategji si reklamimi PPC duhet të fillojnë të funksionojnë menjëherë dhe të përmirësohen gjatë kohës përderisa bëni rregullime bazuar në të dhëna. Nëse po punoni në një strategji afat-gjatë, merrni në konsideratë që t’i jepni fushatës tuaj më shumë kohë për t’u zhvilluar. Përndryshe, provoni njërin nga opsionet më poshtë.

Dallojeni atë

Bota e marketingut është një botë konkurruese, veçanërisht në fusha të famshme si përmbajtja e marketingut dhe media sociale. Ka mijëra marka të cilat po konkurrojnë për vëmendjen e audiencës tuaj të shënjestruar, pra çfarë e bën strategjinë tuaj unike? Nëse po thoni të njëjtat gjëra si konkurrentët tuaj, ose nëse dizajni juaj është i njëjtë, fushata juaj do të dështojë. Rregullojeni këtë duke thënë diçka unike të cilën vetëm marka juaj mund t’a thotë. Nganjëherë, është mënyra e vetme për t’u dalluar në zhurmë.

Bëni një ofertë më të vlefshme

Të gjitha format e marketingut shënjestrojnë disa bashkëveprime si qëllim i fundit, pavarësisht se a ka të bëjë me blerjen e një produkti apo vizitimin e një webfaqeje. Për të bërë atë veprim, konsumatorët tuaj kanë nevojë për diçka të vlefshme. Nganjëherë, ky është një produkt i përballueshëm. Nganjëherë, një dhuratë, si një libër elektronik falas.

Nëse nuk po fitoni shumë bashkëveprime nga fushata juaj, mund të jetë shenjë të rrisni vlerën e ofertës tuaj. Kjo do të thotë të ofroni zbritje për produktin tuaj kryesor, të shtoni më shumë dhurata falas ose të nxitni përdoruesit të marrin veprimin tuaj të dëshiruar.

Rishënjestroni audiencën tuaj

Shënjestrimi i audiencës së përgjithshme mund të duket si zgjidhje më e zgjuar për të pasur një kthim më të lartë. Pas të gjithash, ju do të arrini një numër më të madh të njerëzve. Mirëpo, është gjithmonë më mirë të shënjestroni një audiencë më të vogël me mesazh që lidhet me ta. Nëse mesazhi juaj i përgjithshëm nuk po arrin segmentin e audiencës që dëshironi, bëni një hap prapa, bëni disa kërkime për demografikat e shënjestruara dhe rregulloni mesazhin tuaj për t’iu përshtatur atyre njerëzve.

Ndani strategjinë tuaj

Ju mund të shihni rezultate më të mira duke ndarë strategjinë tuaj në rrugë të ndryshme. P.sh., ju mund të shënjestroni një audiencë në një kanal primar, dhe një tjetër audiencë në një kanal të dytë. Ju gjithashtu mund të eksperimentoni me lloje të ndryshme të mesazheve dhe mediumeve, të bëni teste AB për të parë se cili performon më mirë në një ambient të kontrolluar. Në këtë mënyrë, ju do të keni të dhëna më specifike se cilët përbërës të marketingut funksionojnë e cilët jo.

Radhitni taktikat tuaja individuale

Strategjitë e marketingut funksionojnë më së miri si komponentë individualë të një makine të përgjithshme, në vend të njësive të pavaruara. Kontrolloni se si taktikat tuaja të fundit të marketingut luajnë rol në strategjinë tuaj si një tërësi. Kjo mund të ju ndihmojë të identifikoni role me zërin e markës tuaj, drejtimin tuaj dhe mundësitë e humbura për promovim-kryq. Provoni të mbani gjithçka të lidhur.

Provoni një strategji të re (ose rrituni)

Nëse asnjëra prej këtyre strategjive nuk po punon dhe ndiheni sikur strategjia juaj është rast i humbur, atëherë provoni diçka të re. Ajo ‘’diçka e re’’ mund të jetë strategjia e njëjtë me një kënd tërësisht të ri, ose një strategji e re. Kjo nuk do të thotë se strategjia është e padobishme, por do të thotë se ju do të fokusoheni në diçka tjetër, të paktën për një kohë të shkurtër.

Strategjitë e marketingut rrallë janë suksese ose dështime totale. Edhe nëse performoni mirë, do të ketë faktorë përtej arritjes tuaj dhe mundësi për të mësuar nga gabimet tuaja. Edhe nëse performoni dobët, ju gjithmonë do të keni kohë të rregulloni gabimet dhe të filloni sërish.

Eksperimentoni me këto qasje të ndryshme kur rregulloni strategjitë tuaja ekzistuese të marketingut dhe në fund ju do të jeni në gjendje të formoni strategji efikase nga fillimi. Gjithmonë ka diçka të re për të mësuar, dhe gjithmonë më shumë mënyra për t’u përmirësuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme