“Si ta shkatërrojmë shëndetësinë?”

Prishtinë | 07 Tet 2024 | 10:04 | Nga Armend Zemaj

Fjalimeve të Vetëvendosjes që i mbajtën para audiencës së tyre, i përshtatet një libër voluminoz me titull “Si ta shkatërrojmë shëndetësinë?’”

E në këtë libër, po i shkëpus disa fragmente nga shkatërrimet e Qeverisë mbi shëndetësinë:

– Emërimi dhe shkarkimi i katër ministrave edhe emërimi i vet kryeministrit në krye të komitetit ekzekutiv.

– Emërimi dhe shkarkimi i katër drejtorëve të ShSKUK-së dhe emërimi e shkarkimi i drejtorëve të spitaleve rajonale e klinikave në spitale.

– 4 vite – vetëm një ligj të miratuar edhe ai i pa zbtatuar në praktikë për shkak të paaftësisë e intersit të mafisë farmaceutike.

– Asnjë reformë në legjislacion, pa strategji të shendetësisë.

  • Pa sistem informativ shëndetësor.
  • Pa sigurime shëndetësore.

– Ikje e mjekëve e infermierëve, fyrje e demotivim i punës së tyre.

– Skandale një pas një, vrasje e gruas shtatëzënë në derë të klinikës, djegie e pacientit në klinikë, mbetje të fëmiut në lavatriçe e plotë skandale tjera.

– Mungesë të gjërave elementare, prej barnave të domosdoshme e deri te shiringat e infuzionet, pos atyre të blere nga Serbia e mos të flasim për mjete higjienike.

– Renovime parciale me plotë defekte e më shumë afera korruptive.

– Tre vjet zero investime për ndertimin e QKMF-ve në Drenas, Istog, Ferizaj e Shtimje.

– Tender 20 milionesh për klinikën e emergjencës, që 4 vjet asnjë progres.

  • TË MJERË!

(Autori ka qenë ministër i Shëndetësisë, aktualisht është deputet i LDK-së në Kuvendin e Kosovës)

Të ngjashme