Një grup hulumtuesish izraelitë ka krijuar një instrument që lejon vetë-rregullimin e aktivitetit të amigdalës në një mënyrë të thjeshtë.
Ekzistojnë forma për ta stërvitur trurin tonë për të kontrolluar më mirë stresin dhe lloje të tjera emocionesh, por këto teknika nuk funksionojnë për të gjithë dhe jo gjithmonë janë të mundura.
Studimi i kryer nga Universiteti i Tel Avivit, i publikuar në “Biological Psychiatry”, ka gjetur një mjet që mund të lejojë vetë-rregullimin e aktivitetit cerebral për një publik më të gjerë.
Shkencëtarët e provuan këtë instrument mbi 42 individë të shëndetshëm. Atyre iu mësua për ta modifikuar aktivitetin e amigdalës përmes reduktimit të një sinjali të feedback-ut auditiv të lidhur me të që çoi në një zvogëlim të aktivitetit elektrik të amigdalës. Monitorimi i amigldalës është i vështirë dhe i kushtueshëm, por me këtë mjet bëhet i mundur ky proces. Instrumenti prodhon informacion të saktë mbi aktivitetin elektrik në amigdalën e trurit, zonë që kontrollon emocione si frika dhe stresi.
Duke përdorur metodën e re ekspertët zbuluan se pjesëmarrësit ishin të aftë të reduktonin aktivitetin e saj dhe të kishin kontroll mbi emocionet. Ky mjet përdor elektroencefalografi-në për të treguar qartazi aktivitetin e amigdalës, në ndryshim nga rezonanca magnetike, është më i arritshëm dhe më pak i kushtueshëm. “Shtysa kryesore e këtij instrumenti është shfrytëzimi i një metode me kosto minimale të formimit të imazheve të kapshme, si encefalogramin për të përshkruar aktivitetin cerbral”, – shpjegojnë autorët e kërkimit.
Megjithatë sipas autorëve mbetet akoma për tu testuar mbi persona që kanë pësuar trauma në jetën reale me qëllimin që të përcaktojnë formën se si mund ti ndihmojnë këta persona për tu bërë ballë emocioneve.