Si ta vendosni ekuilibrin tuaj punë-jetë

Prishtinë | 10 Nën 2024 | 16:32 | Nga Ekonomia Online

A po keni problem në ekuilibrimin e jetës tuaj personale dhe profesionale? Këtu janë disa këshilla të thjeshta të cilat do ju ndihmojnë të rifitoni ekuilibrin.

Ne të gjithë kemi dëgjuar për rëndësinë e ekuilibrit të shëndetshëm punë-jetë. Por shumë shpesh, këshilla ndalon aty. Kjo mund të jetë irrituese. Si munden ndërmarrësit të arrijnë këtë ekuilibër mitik? Nuk është mjaftueshëm vetëm të na tregojnë këto fjalë të urta. Ne kemi nevojë për ide praktike, mjete të reja në kutinë tonë për të na ndihmuar t’i përmirësojmë bizneset tona dhe veten tonë.

Në çdo ngjarje, arritja e këtij ekuilibri është shumë e thjeshtë. Shpesh do të thotë të rilidhemi me idetë dhe shprehitë të cilat e dimë se janë të rëndësishme. Por nuk dua vetëm të listoj këto gjëra, dua të ju pajis me to: Mendoni këto 6 mjete praktike si ndihmesë për një ekuilibër më elegant të punës dhe jetës. Nëse kam harruar diçka, atëherë mirë, ju e keni gjetur të shtatë

1. Lidhuni me të dashurit

Një studim i fundit tregoi se pendimet më të mëdha të njerëzve të cilët ishin gati për të vdekur ishin se ata kishin humbur ‘’ rininë e fëmijëve të tyre’’ dhe ‘’shoqërimin e partnerit’’, dhe se ata nuk i kanë dhënë ‘’miqësisë kohën dhe përpjekjen që e ka merituar’’. Nëse kjo tingëllon e rëndë, kjo ndodh sepse është e vërteta. Marrëdhëniet e kënaqshme janë mbushje të jetës, jo netët e vona çdo natë në zyrë. Edhe gjatë kohërave të zëna, është ide e mirë të caktoni angazhime me familjen dhe shokët, qoftë darka familjare në shtëpi çdo natë ose një shëtitje me shokët një herë në javë.

Më duket çmenduri ta them këtë, por ata të cilët janë afër jush meritojnë të paktën nivelin e njëjtë të angazhimit si ndaj klientët tuaj dhe vendit të punës. Dhe këto marrëdhënie do të jenë ato të cilat do ju mbajnë kur gjërat nuk shkojnë mirë në punë.

2. Mësoni një instrument

Mësimi dhe luajtja e një instrumenti mund ta bëjë stresin e punës të zhduket, të paktën për një kohë. Studimet gjithashtu tregojnë se mund të rrisë shkathtësitë tuaja ekzekutuese (p.sh. aftësinë tuaj për të zgjidhur problemet, për të vendosur qëllime). Shumë njerëz ndihen se ata ose lindin me kreativitet ose janë të dënuar të jetojnë pa të, por kjo nuk është e vërtetë. Filloni me një instrument të thjeshtë si një kitarë dhe kaloni vetëm 20 minuta në ditë duke ushtruar dhe duke luajtur. Sërish, jo vetëm që largon stresin nga mendja juaj, por gjithashtu rritë edhe aftësitë që ju duhen në punë.

3. Ktheni ciklet e gjumit tuaj

Nëse jeni ndërmarrës ose punoni shumë, do të ketë periudha kur nuk do të flini shumë. Nuk është ideale, por është shpesh një realitet. Bëhet madje edhe më e rëndësishme se gjumi që e bëni të jetë i cilësisë së lartë. Sigurohuni që dyshekët tuaj janë të mirë, ndërroni çarçafët, bëni çfarë të jetë e nevojshme për të përmirësuar kohën tuaj të gjumit.

Mund të tingëllojë e bezdisshme, por një gjumë i mirë do ju japë energjinë për të performuar në punë dhe të shijoni kohën e pushimit.

4. Kaloni kohë në natyrë

Përfitimet e kalimit të kohës në natyrë janë të dokumentuara mirë, dhe ato përfshijnë lirim nga stresi, mendim më të mprehtë, dhe kreativitet të përmirësuar. Të gjesh kohë për natyrë mund të jetë e rëndë, veçanërisht nëse jetoni në qytet. Por ju prapë keni mundësi. Për shembull, planifikoni pushimet tuaja në natyrë, edhe një udhëtim i thjeshtë kampimi mund të ju rifreskojë. Madje, edhe mund të hani drekën në ndonjë park të afërt.

5. Shërbeni komunitetit tuaj

Kjo mund të jetë befasuese për disa nga ju: nganjëherë e gjitha që dëshironi të bëni kur ktheheni nga puna është të relaksoheni dhe të mbushni bateritë. Kjo është në rregull, por mos harroni të gjeni kohë edhe për shërbim. Mund t’i japë kohës tuaj personale një ndjenjë të përtërirë të qëllimit i cili do t’i aktivizojë të gjitha aspektet në jetën tuaj.

Hulumtoni për nevoja vullnetare në komunitetin tuaj dhe shikoni se a kanë nevojë për aftësitë tuaja të punës për ndonjë organizim ose projekt. Ju mund t’i përmirësoni ato në një kontekst i cili kontribuon pozitivisht në jetën e të tjerëve. Komuniteti juaj kontribuon në mirëqenien tuaj personale, pse mos të provoni t’a përmirësoni atë?

6. Qëndroni aktivë

Nëse puna juaj përfshin të qëndruarit ulur gjatë gjithë ditës, ju duhet të filloni të mendoni seriozisht për disa ushtrime në rutinën tuaj ditore: Rezultatet e shëndetit të atyre që qëndrojnë ulur nuk janë shaka. Ndoshta ju nuk keni kohë për palestër çdo natë, por keni mundësi tjera. Shëtitje dreke, tavolinë qëndrimi, edhe ngritja për disa minuta çdo orë mund të ndihmojë në qarkullimin e gjakut dhe madje ta rrisë fokusin tuaj në punë.  (Dan Scalco/ Entrepreneur)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme