Si të aplikoni në konkursin e ri të FSK-së?

Prishtinë | 09 Sht 2024 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje për konkursin e ri të hapur për 300 vende për ushtarë të rinj.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se mund të aplikojnë të rinjtë nga mosha 18 deri në 25 vjeç.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 9 shtator deri më 8 tetor 2024.

Të gjithë të interesuarit për t’u bërë pjesë e Ushtrisë së Kosovës, mund të aplikojnë në ueb faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, duke plotësuar formularin e publikuar në:

https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply .

Të ngjashme