Udhëheqja dhe rritja e një biznesi nuk është e lehtë. E dini se çfarë ndihmon? Inteligjenca emocionale.
Ndërmarrësit më efikasë janë në gjendje të qëndrojnë pozitivë dhe produktivë edhe gjatë uljeve dhe ngritjeve të botës së biznesit. Ata mund të lirohen nga i gjithë negativiteti i cili kërcënon suksesin dhe punën e tyre të rëndë.
Këtu janë pesë këshilla të cilat ju ndihmojnë të bëheni një udhëheqës më pozitiv dhe më me vetëbesim:
Krenohuni nga arritjet tuaja
Mos lejoni që komentet negative të ju mërzisin. Gjithashtu, shmangni krahasimin e vetes tuaj me të tjerët. Konkurrenca është e shëndetshme dhe e dobishme, por jo nëse ndiheni keq për veten nga arritjet e dikujt tjetër.
Mbroni veten
Sigurohuni se vendimet që merrni vijnë nga forca. Nëse dikush ju ka bërë ndonjë të keqe në të kaluarën, mbajeni në mend por mos shpenzoni energjinë tuaj duke mbajtur zemërim.
Zgjidhni betejat tuaja
Kini kujdes se cilat beteja ia vlejnë kohën tuaj dhe cilat do të shpenzojnë burimet tuaja.
Mos u frikësoni nga dështimi
Udhëheqësit e suksesshëm të biznesit nuk lejojnë që frika nga dështimi t’i paralizojë ose t’i parandalojë nga sjellja e risive.
Shikoni të ardhmen
Nëse vazhdoni të mendoni për problemet të cilat ju kanë lënduar në të kaluarën do ju ndalojnë nga zgjidhjet të cilat mund t’i gjeni që t’i ndihmoni vetes. Nëse mbani sytë tuaj në ato gjëra të cilat do vijnë do ju bëjë të ndiheni më pozitivë për gjendjen tuaj aktuale.