Kurthi i kurthuar në kurthin e Kurthit:
Nëntitulli është pak si i ngatërruar, por edhe gjendja në Kosovë është e tillë, kryesisht falë Kurthit. Qeveria Kurthi 2 e zgjati mandatin duke planifikuar imtë dhe paturpësisht çdo veprim, pasi në zgjedhjet e fundit nuk i fitoi 500 mijë “zemra”. Manipuloi me një marionetë 80-vjeçare që e uli dinjitetin edhe nën nivelin e çdo marionete. Pastaj e vazhdoi me marionetën Lenka Haxhiu, duke e rrëzuar 56 herë. Dhe ajo, si Feniksi, ngritej nga hiri kur digjej përmes sakrifikimit për partinë dhe shokun Kurthi.
Albin Kurthi në LV e ka instaluar sistemin rus të kukullave që quhet Matrjushka. Për të painformuarit, dua ta sqaroj si funksionon sistemi i kukullave Matrjushka. Është një zinxhir i kutive me kukulla; e hap një kuti, del një kukull, pastaj një tjetër e kështu me radhë, deri te kukulla e fundit. Edhe te Matrjushka e Kurthit, e hap një kuti, del Dehari, pastaj Lenka Haxhiu, Dilmali, Teneqe Murati, kumbara i Spasiqëve, Hajnrullahu, hajni i akreditimit, Martin hajn struja, llaskuci gazetar nga Tropoja, Perëndon Gërvallsi, prostituta e analizimit të bordellove, etj. etj.
Sistemi kurthian i Matrjushkës është funksional sidomos kur duhet të linçohen gazetarët dhe ai prokurorial si dhe gjyqësor. Numri i marionetave rritet dhe shtohet kur duhet të zhvendoset vëmendja nga problemet reale që po e ngulfatin Kosovën dhe qytetarin e saj. Ndonëse GJK doli me një njoftim me të cilin e nxjerr LV-në nga bataku ku ka rënë, marionetat e Matrjushkës së Kurthit e sulmuan nga të gjitha anët, ndonëse nuk kanë njohuri minimale, jo për Kushtetutën por as për shkronjën A si funksionon ligji dhe shteti.
Këta janë cuba dhe halabakë të rrjeteve sociale, që, përjashtuar pak rasteve, pjesa më e madhe nuk kanë bërë asgjë dhe vetëm i gëzojnë të mirat e këtij shteti. Për më keq, janë pjellë e një trashëgimie politike jugosllave dhe serbe. Platformën politike ua bënë një amebë greko-serbe, kësulkuqja Mihajlli, stërmbesa e Metaksait, çfarosësit të çamëve. Po kjo pishpirike, nga persona non grata e shpallur e rrezikshme për sigurinë e vendit, me profiterët e paqes, Vojsa Osmani, Donika Katranzeza, Xhelal dhunuesi i Policisë, marioneta nr. 2 Lenka Haxhiu dhe vet Kurthi, u shpall patriote duke ia dhënë shtetësinë brenda 24 orëve, sikur francezët Kadaresë, pa iu hyrë një therrë në këmbë.
Në kohëra normale, këta duhet të japin përgjegjësi para ligjit dhe sigurisht se do të japin. Këtë paramilitare antikombëtare duhet përzënë nga Kosova një ditë e më parë. Pasi Shqipëria nuk e pranon, strehë për këtë arkanovke mbeten Greqia dhe Serbia. Greqia ka detyrim ndaj saj, kurse në Serbi do të bëhet bashkë me Martin hajn strujën, Vuk Hamoviqin dhe Damir Fazlliqin që kanë qarkulluar mbi 1 miliardë euro duke shitur rrymë.
Po pse nuk po themelohen institucionet?
Albin Kurthi nuk dëshiron formimin e institucioneve, me të gjitha mjetet e pengon konsolidimin institucional dhe shtetëror për të mbetur në pushtet. Prandaj e ka bërë “lole” Deharin, prandaj e nokauton çdo 48 orë Lenka Haxhiun. Po të kishte pasur një minimum konsiderate dhe respekti për Ahmet Haxhiun, do të sillej me pak më shumë përgjegjësi. Mos të flasim për Lenkën, ajo është 100 përqind e Ahmet Haxhiut, një njeriu të madh dhe të urtë dhe një patrioti të papërsëritshëm.
Thuhet se vakti e hanë kashtën, kurse këta që janë në pushtet po i hajnë meritat e atyre që sakrifikuan çdo gjë për çlirim, shtet dhe bashkim kombëtar. Në mënyrën më të paturpshme dhe të poshtër të mundshme. Aktualisht Kurthi i ka tre arsye të forta të mos stabilizojë institucionet në Kosovë, prandaj e preferon mënyrën haxhiqamilqe të qeverisjes:
Frika nga zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, që siguron autonomi politike dhe territoriale për serbët. Kjo marrëveshje ka garanca ndërkombëtare, prandaj as Kurthi apo dikush tjetër nuk kanë asnjë mundësi të mos e zbatojnë. Kjo marrëveshje është pjellë e pjellës politike jugosllave dhe serbe, Jeton Qurroit dhe mercenarit ndërkombëtar Marc Weller, korb që jeton dhe shëndoshet me të vdekurit realë dhe të vdekurit politikë. Apo që janë leshko. Jeton Qurroin e bëri pjesë të grazhdit të Besnik Rrenc Bislimit, ku taxhi i qetë Naimi, kurse vajzën e Qurroit e bëri primadonë politike të kabinetit të deputetit Kurthi, dikur KM i Kosovës.
Mercenarit Weller, përveç se i mbushi xhirollogarinë me euro të buta, edhe gruan e tij e rahatoi në ministrinë e asaj që këtë ministri e bëri bordello diplomatike, Donika Shvarcit, apo yllit që ishte thënë se po shkëlqen në qiellin diplomatik (qartazi ka luajtur koçe një i huaj që e ka mbushur barkun dhe xhepin me prodhime të Kosovës). Të huajt nuk kursejnë fjalë të mëdha nëse përfitojnë. Donika Shvarc Zeza, MPJD-në e ka shndërruar në varrezë masive, ku kufomat e gjalla njerëzore mendojnë se janë diplomatë, ku Çerçilli nuk do të kalonte as mjaftueshëm.
Donika Shvarc Zeza është ndryshku i diplomacisë kosovare që Kosova i ka mundësuar dy përfitime: në planin e brendshëm, korigjimin e “lëshimeve” të natyrës nëpër sallone, ku bisturia kirurgjike ka mundësi të bëjë mrekulli, por që e ka të pamundur ta rregullojë devijimet e mendimit dhe shpirtin e lig. Në planin ndërkombëtar, ka fituar mirënjohje edhe në Kombet e Bashkuara, kur Daçiq e falenderoi publikisht për kontributin e saj në arrestimin e Hashim Thaçit dhe “terroristëve” tjerë të UÇK-së.
Zgjedhjet lokale në tetor 2025:
Albin Kurthi e ka shumë të qartë se ajo çka i ka bërë në Veri të Kosovës deputeti Sfeçla nuk ka lidhje me shtrirjen e sovranitetit në Veri e aq më pak me integrimin e serbëve. Është bërë pikërisht e kundërta, është kompletuar infrastruktura politike dhe mendore që, në rast se vendimmarrësit ndërkombëtarë vendosin, Veriu ndahet për pesë minuta. A mos po e mbrojnë Agim Bahtiri a ky Muja? Faton si Peci asnjëherë. Xhelali, me injorancën profesionale biblike dhe me mungesë guximi të noterizuar në vitet e luftës së lavdishme të UÇK – së kur e përdori taktikën : " këmbët e lehta ta shpëtojnë bythën.." ka bërë shumë dëme duke e dëmtuar rëndë profesionalizmin e Policisë së Kosovës duke bërë ndryshime dhe ndërhyrje politike. Thjeshtë , ka bërë përpjekje dhe ka arritur që një pjesë të Policisë së Kosovës ta bëjë njësi paramilitare në shërbim të partisë dhe pushtetit. Po i ndërton dy ura të reja në kohën kur nuk ka bythë ta hapë urën ekzistuese. Aty po bëhen tre ura sikur të ishte Ngushtica e , Kanali i Panamasë apo i Suezit dhe ku zhvillohet e tërë tregtia e botës . Kompleksi i inferioritetit .
3. Albin Kurthi është në ankth për takimin e arinjve polarë , Tramp dhe Putin ku do të vendoset për Ukrainën , pa praninë e Ukrainës . Edhe Kosova mund të jetë pjesë e kësaj menyje , asessi si pjatë kryesore. Madje lehtë mund të na bëjnë ushqim për qentë e Alaskës që bëjnë gara me slita – ski. Shumë më dinjitoze është të të hajë ariu , apo jo? Albin Kurthi këtë e ka të qartë prandaj kërkon bashkëfajtorë. Vetëm të marrët do e pranojnë ta ndajnë fajësinë me te , pikërisht tani. Si të dilet nga kjo situatë ? E kam vetëm një përgjigje , asgjë nuk varet nga ne , më nuk është në dorën tonë !