Si të gjeni motivimin në punë kur mendoni për pushime

Prishtinë | 06 Gus 2017 | 15:51 | Nga

Sa herë ju ka ndodhur që të futeni në rrjetet sociale dhe të mërziteni pasi gjithë dynjaja po poston foto nga pushimet e tyre? Ju nuk mërziteni që ata janë me pushime, por qani hallin tuaj qe jeni ende në punë. Ne nuk ju çojmë dot me pushime, por do ju japim disa këshilla, sesi të motivoheni në punë, kur e vetmja gjë që bëni është të mendoni për pushimet.

Mësoni ta “zbutni” hidhërimin e humbjes

Sa më pak ta dramatizoni gjendjen pas një humbjeje apo dështimi, aq më shpejt do ta merrni veten dhe do arrini suksesin.

Praktikoni teorinë e vrapimit dhe nxitimit

Pas një dite të lodhshme, lëreni te parkuar makinën dhe shkoni nxitimthi me këmbë te takoni shoqet. Po i morët gjerat me përtesë do vazhdoni të jeni të mërzitur. Me të njëjtin vrull duhet edhe te qëroni një banane, të hiqni rrobat, etj.

Rrethohuni me bimë

Mos i neglizhoni të mirat e luleve apo çdo bime tjetër në shtëpi. Ato jo vetëm që favorizojnë besimin tek vetja, por në të njëjtën kohë stimulojnë edhe kujtesën, kreativitetin dhe aftësinë për të mësuar. Pse ndodh e gjithë kjo? Sipas shkencëtareve bimët kanë aftësinë të tërheqin vëmendjen dhe përqendrimin tonë. Falë tyre ambienti bëhet më stimulues, lodhja pakësohet dhe performanca është më e mirë.

Thyeni rekorde

Në punë dhe kudo rutina iu ka ardhur në majë te hundës? Analizoni punën që keni bërë deri me tani dhe mundohuni të bëni edhe më tepër.

Shiheni veten si “shef”

Edhe pse jeni thjesht një punonjëse ne një kompani, konsiderojeni veten sikur jeni ju “shefja”. Ne ketë mënyrë do jeni me dinamike dhe do e keni më të thjeshtë te negocioni për detyrën apo punën e re qe do iu kërkohet.

Frymëzohuni nga një “hero” i juaji

Shpesh, ata që kanë pasur sukses në fusha te ndryshme te jetës, janë frymëzuar nga persona të cilët për ta kane qenë heronj. Gjeni edhe ju heroin tuaj, real apo imagjinar, te famshëm apo jo dhe do e shihni që do motivoheni me tepër e do keni më shumë forcë për të ecur përpara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme