Ka shumë arsye përse do të donim të incizonim një bisedë telefonike, që nga kërcënimet që mund të marrim, të mbani kujtim një bisedë apo lajm të rëndësishëm që e ndani me të dashurit tuaj apo edhe për arsye tjera.
Incizimi i telefonatave në telefonat e mençur bëhet me anë të aplikacioneve të zhvilluara për këtë qëllim. Këto aplikacione mund t’i shkarkoni lehtë nga dyqanet online që përdorin telefonat tuaj.
Në varësi të sistemit operativ që përdor pajisja juaj janë edhe aplikacionet që përdorni, transmeton Express. Nëse keni pajisje me sistem operativ Android atëherë keni më shumë aplikacione në dispozicion. Aplikacionet për Android janë: MP3 in call recorder, Call recorder, Automatic call recorder, Galaxy call recorder dhe aplikacione tjera më pak të testuara.
Në anën tjetër, në pajisjet me sistem operativ iOS (iPhone, iPad) numri i këtyre aplikacioneve duket më i kufizuar dhe shumica janë me pagesë. Aplikacionet për iOS janë: TapeACall, Call Recorder, Automatic Call ose Recording Pro dhe aplikacione tjera.
Duhet pasur kujdes që incizimi i telefonatave të mos bjerë në kundërshtim me ligjet për privatësi, bashkëbiseduesi duhet të njoftohet se biseda është duke u incizuar.