Fitimi i garës në çfarëdo fushe kërkon mjeshtëri në dy gjëra: formë dhe funksion.
Ne dikur debatonim nëse forma duhet të ndjekë funksionin ose anasjelltas. Këto ishin ditë të mira. Të them se biznesi është shumë më konkurrues në ditët e sotme. Sot , ne nuk e kemi luksin që të prioritizojmë njërën ose tjetrën. Produktet në ditët e sotme dhe shërbimet duhet të fiksojnë të dyjat.
Ne nuk po flasim vetëm për produkte dhe shërbime të ofruara nga korporatat dhe bizneset e vogla. Ne të gjithë jemi produkte tani. Ne gjithmonë shesim. Kjo do të thotë që çdokush nga korporata CEO duhet të bashkojë formën dhe funksionin.
Para se të shkojmë tutje, me siguri duhet të të tregoj që ka një përjashtim. Nëse ty nuk të pengon të jesh një dembel që merr çek pas çeku, mund t’a injorosh gjithë këtë dhe të kthehesh të bësh atë që e bën për qejf. Shpresoj që nuk të mora shumë nga koha e jote e lirë dhe e vlefshme.
Nëse, në anën tjetër, ti me të vërtetë dëshiron të bësh diçka nga vetja, dhe ndoshta, të bëhesh financiarisht i pavarur një ditë, vazhdo të lexosh.
Jo vetëm forma dhe funksioni janë kritike për suksesin afat-gjatë, të dyja termet kanë definicione më të gjera se kurrë.
‘’Forma’’ dikur ishte sinonim i dizajnit të produktit, por do të shtoja gjithashtu se forma e komunikimit poziciononte dhe shiste produktin dhe shërbimet. Forma zakonisht provokon një përgjigje emocionale të lidhur me perceptim.
Vendos vetën në vendin e konsumatorit dhe mendo se çfarë do të dëshirojë të dëgjojë në lidhje me atë që po shet: një pajisje fizike, përshkrimi në Apple store, opsioni ‘’about’’ në një faqe shërbimi, profili LinkedIn ose paraqitja personale gjatë një interviste.
Të gjitha këto janë shembuj të formës.
Funksioni përfshinë karakteristikat, funksionimin, performancë dhe realizimin.
Sërish, pavarësisht se a po e reklamon një produkt ose shërbim. Funksioni prodhon një përgjigje më logjike të bazuar në përvojë.
Kur një konsumator përdorë një produkt ose shërbim, lë përshtypje të mëdha për llojin e performances që ai pret për të ardhmen. Të gjitha këto lidhen me funksionin.
Nëse mendon për kompanitë dhe njerëzit më të suksesshëm në botë, ti do ta kuptosh që ata kanë një gjë të përbashkët: çfarë shes është ajo çfarë merr, dhe të dyja në mënyrë dramatike tejkalojnë pritjet. Zakonisht janë një ose dy kompani në çdo industri që njeh formën dhe funksionin që rezulton ne kënaqjen e konsumatorit.
Në teknologji, kompania është padyshim Apple. The Silicion Valley fokusohet që të bëjë vetëm disa produkte, të jetë më i miri, dhe të posedojë përvojën e konsumatorit. Kjo përfshinë integrimin e përsosur në mes të hardware dhe software të Iphone, përdorimi i thjeshtë i Apple Pay, dhe shitjet dhe shërbimi në shitoret e tyre.
Nuk jam i sigurt nëse një kompani e zakonshme e makinave mund të thotë që ka të njëjtën mjeshtëri të formës dhe funksionit si Apple, por natyrisht Mercedes, BMW dhe Lexus na vijnë në mend si kompani që mundohen të arrijnë atë nivel. Ndoshta Tesla mund të përfundojë në atë kategori, nëse vazhdon të performojë vazhdimisht.
Në shitje me pakicë, është Amazon. Në dyqane ushqimore, Trader Joe’s dhe Wegmans. Në dyqane rrobash, Nordstrom. Në motoçikleta, Harley Davidson. Në industri ku nuk mund të mendosh për një kompani që shquhet edhe për formë, edhe për funksion, atëherë është një mundësi e artë për një risi të vijë dhe të prishë peisazhin konkurrues.
Nëse ke takuar ndonjëherë, ose, njeh një biznesmen, një shkencëtar ose kirurg të mirë, një zejtar ose artist, ti do të kuptosh se çfarë të duhet që të kesh edhe formën edhe funksionin.Ata janë mbresëlënës si në punë ashtu edhe si persona.
Nëse ti ke për qellim të jesh më i miri në atë që bën dhe të mos kesh konkurrencë, tani e di se çfarë të duhet: mjeshtëria e formës dhe funksionit.