Të jesh një mike e vërtetë nuk është e lehtë dhe shpesh ndodh të lëndoni ndokënd pa e kuptuar. Ja disa këshilla që ju ndihmojnë se si të jesh një mike më e mirë…
Të jesh një mike e mirë nuk është një gjë e zakonshme. Zakonisht femrat, për nga natyra më të brishta, kanë nevojë të shprehen te mikesha e zemrës për çdo gjë që i shqetëson. Edhe pse nuk ka rregulla të përgjithshme, ne kemi përzgjedhur ka disa sugjerime ku duhet të referoheni për të qenë një mikeshë sa më e pranishme dhe korrekte të jetë e mundur. Ndiqni sugjerimet tona…
Mos fol vetëm për veten
Ndoshta është një këshillë banale, por nuk do ta besonit se sa shpesh ndodh që një mikeshë të monopolizojë bashkëbisedimin (pa vetëdije ndoshta) duke folur vetëm për gjërat e saj. T’i tregosh gjithçka një mikeshe është mirë, por jini të kujdesshme që të mos e ekzagjeroni dhe të mos flisni ju më shumë se mikja juaj.
Mos jini xheloze
Xhelozia në miqësi është e shpeshtë po aq sa dhe në dashuri dhe është njësoj e dëmshme. Mos u ndjeni keq dhe e lënë pas dore nëse mikja juaj e ngushtë del dhe takon të tjerë njerëz. Marrëdhënia juaj është dhe do të mbetet gjithmonë diçka e veçantë ndaj mos e bëni më kot të ndihet në faj.
Mos e lini pas dore
Është mirë që mos t’i ngjiteni si rrodhe mikeshës suaj. Megjithatë edhe ta lini pas dore është shumë e gabuar. Një telefonatë apo një mesazh një herë në dy-tri ditë janë gjeste të vogla, të cilat e bëjnë të kuptojë se ju jeni gjithmonë e pranishme në jetën e saj, edhe pse nuk takoheni aq shpesh sa do të dëshironit.
Mos e kritikoni partnerin e saj
Në qoftë se nuk ju ‘sulmon’ ai i pari, mos jini ju ajo që kritikoni partnerin e shoqes suaj. Nuk do bëni gjë tjetër veçse do ta vini në një situatë të sikletshme dhe do ta mërzisni.
Ruani pavarësinë
Të bashkëndani gjithçka me mikeshën tuaj është një gjë shumë e bukur por është e rëndësishme të ruani pavarësinë tuaj, pasi do rrezikoni të dukeni kopja e njëra-tjetrës.