Hunda është një nga pjesët e fytyrës sonë, e cila shpesh është e papërsosur. Megjithatë, një grim i duhur mund t’iu ndihmojë për të maskuar defektet e vogla që iu japin shumë probleme.
Largoji vëmendjen nga defekti që keni
Qëllimi i parë është që të imitoni magjistarët: pra të tërhiqni vëmendjen e njerëzve tek një pjesë tjetër e fytyrës si p.sh buzët, apo sytë në mënyrë të tillë që hunda të mos bjerë në sy.
Përdorni bazën
Si një piktor luani me nuancat në mënyrë që të fshihni sa më shumë hundën.
Kur hunda është e drejtë: baza e vendosur në hundë nuk është e theksuar. Zgjidhja është që të errësoni pjesën e ngritur dhe lyejeni majën.
Hunda me gungë: përpiquni të errësoni pjesën poshtë majës.
Hunda e sheshtë: errësoni anët e hundës dhe mbrapa saj.
Hundë shumë e gjatë: përpiquni të errësoni pak majën e hundës.
Kur në pyetje është konturimi i hundës, ju sjellim disa teknika që në mënyrë vizuale mund ta zvogëloni atë:
Për hundë më të hollë
Së pari aplikoni pudrën e lëngshme. Pastaj, me ndihmën e brushës së hollë tërhiqni dy linja nga secila anë e hundës, duke filluar nga eshtrat nën vetulla deri në fund të hundës.
Pas kësaj përdorni “highlighter” për të shndritur mesin e hundës. Duhet të jetë një apo dy nuanca më e ndritshme se teni juaj.
Nëse maja e hundës është paksa më e gjerë, aplikoni “highlighter” vetëm deri te gjysma e hundës. Për konturimin e hundës në vend të highlighter-it mund të përdorni edhe hije të bardhë apo neutrale për sy.
Linjat në hundë i përzieni me sfungjerin për grim ose me blender të bukurisë. Linjat që i keni tërhequr nuk guxojnë të prishen, por duhet të duken subtile.
Për hundë më të shkurtër
Pjesën e parë të poshtme të hundës e errësoni me bronzues ose hije për sy që është më e errët se ngjyra natyrale e tenit.
Në mënyrë që hunda mos të shkëlqejë, përdorni bronzues pa shkëlqim. Aplikojeni me ndihmën e sfungjerit ose brushës së vogël dhe përzieni mirë.
Një sasi të vogël të highlighter-it aplikojeni në mes të hundës. Në këtë mënyrë, krijoni përshtypjen se hunda është më e shkurtë sesa që është në fakt.
Nëse dëshironi të hunda të duket më e hollë dhe më e shkurtë, hijezoni të dyja anët e hundës dhe majën.