Intimiteti në çift për t’u realizuar plotësisht kërkon bashkëpunimin e të dy partnereve. Për shkak të ndryshimeve fizike dhe biologjike kënaqësia seksuale nuk përjetohet në të njëjtën mënyrë dhe në të njëjtën kohë nga të dy partnerët. Për femrat kjo është më e vështirë, sidomos në fillesat e marrëdhënies.
Për këtë jepen një sërë këshillash për të ndihmuar në shmangien e këtyre problemeve sado të vogla qofshin që lindin në jetën në çift. Për të mbajtur gjallë pasionin dhe jetën e plotë seksuale është e nevojshme që të bisedoni me partnerin/en tuaj për çdo problem që ju shqetëson. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të “shëroheni” nga disa mendime që nuk do t’iu lejojnë të përjetoni plotësisht raportin tuaj në çift.
1. Jepini kohë vetes
Seksi nuk është një garë. As për një femër. Kulmi i eksitimit mund të vijë në fund për një mashkull, ndërsa për femrat duhet që gjatë gjithë përvojës të marrin kënaqësi që të arrijnë me të vërtetë pikën më kulmore të epshit. Kështu që, nëse doni të bëni me të vërtetë përshtypje, merreni me ngadalë. “Ndërroni marsh”. Mendoni si një breshkë dhe jo si një lepur.
2. Komunikoni
Të lidhesh fizikisht me një femër, nuk u garanton seks të mirë. Intimiteti emocional do t’u vijë të ndihmë të dyja palëve. Ndani dëshirat dhe fantazitë tuaja dhe jini të ndershëm me ato çfarë u pëlqejnë dhe jo gjatë aktit. Sa më shumë të diskutoni për seksin aq më i mirë do të bëhet. Mbi të gjitha dëgjojeni partneren tuaj.
3. Bëhuni përgjegjës
Djem, edhe pse kjo mund t’u duket e pabesueshme, por femrat nuk e pëlqejnë shumë një mashkull i cili jep idenë e një mashtruesi. Organi juaj mashkullor mund të jetë pjesa më sensuale e trupit, por përqendrimi vetëm në nevojat tuaja dhe të sajat, do të bëjë që partnerja juaj të ndihet e ftohtë dhe të mos të mendojë më për veten e saj.
4. Mos ndaloni
Nuk është aspak një ide e mirë që të filloni të bëni seks, të arrini në orgazëm dhe më pas të ndaloni. Herën tjetër merrni në konsideratë situatën, duke u nisur nga këndvështrimi i saj. Femrat nuk kërcejnë menjëherë në kulmin seksual, por duke bërë një rrugë të mbushur plot me kënaqësi. Nëse doni të bëheni me të vërtetë mjeshtër në shtrat, mos e shikoni orgazmën si pikën kulmore dhe më të rëndësishme të raportit tuaj.
5. Kulmi i eksitimit
Këto që u thanë më sipër nuk nënkuptojnë që një femër nuk dëshiron të arrijë në orgazëm, por që nuk është e nevojshme që ajo të arrijë gjithmonë këtë pikë. Shumë pak femra arrijnë në orgazëm vetëm në sajë të penetrimit në vaginë të organit mashkullor. Kjo do të thotë se, në pjesën më të madhe të rasteve femrat arrijnë të ndjejnë kulmin e kënaqësisë në sajë të stimulimit (prekjes, puthjes dhe fërkimit) në klitor.
6. Nëse gjithçka tjetër dështon
Edhe pse mungesa e orgazmës, shpesh nënkupton se keni përdorur teknikat e gabuara, në fakt pas saj mund të qëndrojnë shumë arsye të tjera serioze, si gjendja shëndetësore apo ajo psikologjike. Në këtë rast duhet veçse t’i qëndroni sa më pranë partneres suaj dhe ta bëni të ndjejë se edhe pse gjërat me seksin nuk po shkojnë ashtu si duhet, ju vazhdoni ta dashuroni si në ditën e parë.