Si të monitoroni performancën e sistemit në Windows 10

Prishtinë | 23 Jan 2017 | 12:37 | Nga

Sa shpejt po shkarkohet një skedar? Zakonisht indikatorët e shfletuesve apo softuerëve të veçantë janë të pasaktë dhe të vështirë për tu interpretuar.

Nëse jeni të pasigurt për shpejtësinë e internetit apo hardiskut tuaj, mënyra më e mirë për ta mësuar është kontrollimi i shifrave të performancës.

Këto informacion në Windows 10 mund ti merrni menjëherë nga Task Manager. Ky i fundit mund të hapet ose përmes taskbarit ose me butonat Ctrl+Shift+Esc.

Pas ta keni hapur klikoni seksionin “Performance” ku do tu shfaqen monitorët në kohë reale të performancës.

Në krahun e majtë do të vëreni një sërë komponentësh si Procesori, Memorja, Hardisku, Interneti, Wi-Fi etj ku mund të merrni më shumë detaje. Cilësia dhe shpejtësia e internetit shfaqet në parametra Kbps ose Mbps.

Shpejtësia e hardiskut karakterizohet nga dy vlera, e leximit dhe e shkrimit. Për të parë progresin e aktivitetit apo të një shkarkimi mbani të hapur Task Manager gjersa të ketë përfunduar.

Gjithashtu kjo është një mënyrë e mirë për të parë nëse një përditësim i Windows ka ngecur.

Nëse shpejtësitë e leximit dhe shkrimit të hardiskut shënojnë zero, atëherë është momenti të rindizni kompjuterin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme