Celularët e sotëm janë superkompjuterë të mbushur me një sasi të madhe informacioni të vlefshëm mbi juve, që hacker-ët dhe kriminelët duan që ta vjedhin.
Celularët regjistrojnë të dhëna mbi jetën tuaj të përditshme, duke përfshirë tekste, emaile, fotografi, kalendarë, dhe lista numrash kontaktesh. Ata mund të ofrojnë gjithashtu qasje të drejtpërdrejtë në llogarinë tuaj bankare; në llogaritë tuaja në Facebook, Twitter dhe në media të tjera sociale; apo edhe në llogaritë e shitjeve me pakicë si Amazon apo iTunes, bashkë me numra të kartave të kreditit që janë të lidhura me këto llogari.
Nëse telefoni juaj është i lidhur me kompjuterët apo emalin e punës, hacker-ët mund të kenë qasje edhe në të dhëna sensitive që lidhen me biznesin. Njerëzit që nuk i mbrojnë celularët e tyre vënë veten në rrezik të ju merren të dhëna të rëndësishme.