Rrufa dhe kolla janë sëmundje ngjitëse që shfaqen me të tështitura, djegie të fytit, kollë, zënie dhe kullim hundësh si dhe temperaturë të lartë që shkon deri në 39-40 gradë.
Shpesh shkaktohen edhe ndërlikime të rënda. Një nga sëmundjet ngjitëse më të përhapura është gripi.
Shenjat e tyre janë: dhimbje koke, dhimbje të kyçeve dhe lodhje të rëndë, kollë dhe teshtitje të herë pas hershme gjatë ditës. Sëmundja mjekohet me pije dhe çajra të ngrohtë bimorë, aspirina e paracetamola si ilaçe ndihmuese paraprake.
Në 1 litër ujë të sapovaluar hidhni 10 lugë çaji me rigon. E mbulojmë me kapak dhe e lëmë 20-30 min, duke e tundur herë pas here. E kullojmë, e ëmbëlsojmë sipas dëshirës dhe e pimë 3 herë nga 1 filxhan çaji të ngrohtë.
Merrni një grusht me lule shtogu të zi dhe një grusht lule bliri dhe i ziejmë së bashku në 1 litër ujë duke i shteruar sa më shumë. Në lëngun e tyre që mbetet fusni 1 filxhan raki të fortë rrushi dhe 2 lugë mjaltë dhe i përziejmë. Nga ky ilaç u jepet të sëmurëve nga 1 lugë gjelle për çdo mëngjes esëll duke vazhduar dhe kur gripi ka humbur fuqinë e tij, apo kur të sëmurët kishin kollë lodhëse.
Kur gripi rëndohet përgatisim një lloj ponçi të fortë me piper. Merrni 10 gr raki të fortë rrushi dhe 1 lugë kafeje me piper. I ziejmë së bashku dhe kështu të nxehtë ia jepni të sëmurit para se të flerë. Njëkohësisht të sëmurin e fërkoni me vaj ulliri dhe raki.
Për të qetësuar kollën, më parë përdorej një metodë tepër efikase. Merrni 2 lugë me gjethe dafine, cipat e sipërme të një qepe, 2 gjethe mandarine. Hidhen në një sasi 3 filxhanë uji dhe zihen për 2-3 min. ena lihet e mbuluar 10-15 min. kullohet dhe pihet gjatë ditës.
Merrni 800 gr mjaltë, përzihet me 200 ml raki dhe 800 gr gjalpë derisa të formohet një masë e njëtrajtshme. Hahet 2 lugë gjelle esëll për 30 ditë rresht.
Merrni dhe hidhni 30-60 gr lëkurë të thatë shelgu në 1 litër verë dhe i mbani së bashku 12 orë. Pastaj pini nga 1 filxhan kafeje para buke, kurse gjethet i zieni deri në valim 40-80 gr në 1 litër ujë. Merrni për të pirë 3 gota çaj në ditë. Kjo metodë shërben për të ulur temperaturën, gripin e astmën, reumatizmën, tensionin e ulur etj.
Edhe limoni ka vlera kurative të çmueshme. Në gjendjen virusale siç është gripi, rrufa, kolla etj, limoni ul temperaturën, ul tensionin e lartë, shton vitaminën C, shton oreksin dhe rrit imunitetin. Pra shtrydhni 1 kokërr limoni në 1 gotë me ujë të gazuar dhe pijeni gjatë ditës kur jeni i sëmurë.
Shpesh për të qetësuar kollë, janë përdorur lule ose gjethe manushaqe. Merrni 1 lugë gjelle lule, që zihet bashkë me 1 gotë ujë për 5-10 min, pastaj kullojeni dhe pijeni 3 herë nga 1 gotë para buke, të ngrohtë dhe të ëmbëlsuar sipas dëshirës.