Si të qëndroni të qetë gjatë një fjalosjeje

Prishtinë | 01 Tet 2023 | 00:13 | Nga Ekonomia Online

Argumentimet dhe konfliktet janë pjesë e pashmangshme e jetëve tona të përditshme. Pavarësisht sa mund të përpiqeni të qëndroni të qetë, të paktën një herë në jetë do ta humbni temperamentin.

Sidoqoftë, shumica e njerëzve janë të paaftë t’i kontrollojnë emocionet e tyre gjatë një fjalosje, prandaj nëse jeni në mesin e këtyre personave, është mirë t’i dëgjoni këshillat e mëposhtme nga psikologët:

Dëgjoni

Kur njerëzit ndihen se tjerët nuk janë duke i dëgjuar, ata shpeshherë iniciojnë argumentime apo ndonjë lloj konflikti. Gjithashtu, një fjalosje asnjëherë nuk mund të sqarohet pa dëgjimin aktiv. Kësisoj, sigurohuni se jeni duke e dëgjuar personin tjetër.

Bëni pyetje

Bëni pyetje të hapura sepse është esenciale për zgjidhjen e konfliktit. Bërja e pyetjeve shërben si indikator se jeni duke e dëgjuar personin tjetër. Dhe, në vend se të bëni pyetje të llojit “Po” apo “Jo”, përpiquni të bëni pyetje që fillojnë me “Çfarë”, “Përse” dhe “Si”.

Mos e ngritni zërin

Ngritja e zërit është mënyra më e lehtë për ta filluar apo eskaluar një konflikt. Në anën tjetër, mbajtja e qetësisë është esenciale për zgjidhjen e konfliktit.

Pajtohuni që nuk po pajtoheni…

Nuk mund të prisni që çdo fjalosje të përfundojë në atë mënyrë që dy palët të jenë të lumtura. Prandaj, esenca është që nëse nuk mund ta bindni njëri-tjetrin për diçka, të paktën pajtohuni se nuk jeni duke u pajtuar për diçka dhe kësisoj zgjidhet argumentimi!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme