Nuk ka asnjë pullë ‘home’ për të klikuar dhe kemi ngecur në faqen e përshëndetjes, pas formatimit.
Jo, nuk duhet patjeter të zëvendësojmë pullën ‘home’.
Si të konfiguroni iPhone-in tuaj kur butoni juaj ‘Home’ nuk funksionon
Lidhni iPhone tuaj, me një kompjuter me iTunes të instaluar.
Në iTunes, zgjidhni pajisjen tuaj (Your Device).
Nga kutia Summary, kliko ‘Configure Acessibility; në sektorin ‘Options’ në fund.
Zgjidhni ‘Voice Over’ dhe klikoni OK.
Klikoni dy herë në ‘Press Home’ në telefon për të hapur tekstin.
Pasi të keni kaluar faqen e parë, mund të përparoni në pjesën tjetër të hapave pa aktivizimin e ‘Voice Over’.