Si të rifitoni formën pas pushimeve dimërore

Prishtinë | 25 Jan 2023 | 21:04 | Nga Ekonomia Online

Pas pushimeve gjithnjë ndjeheni të lodhur dhe të rënduar, pasi ajo që ndodh gjithnjë dhe së cilës askush nuk i kushton vëmendje, është se keni shtuar disa kile më shumë. Ndaj me përfundimin e pushimit është momenti për të rifituar formën perfekte.

Gjëja më e rëndësishme në këtë fazë nuk është vetëm trajtimi estetik, por ndjekja e një regjimi korrekt ushqimor, i pasur me fruta e perime dhe i shoqëruar me ushtrime. Ata që nuk kanë kohë të shkojnë në palestër mjafton edhe 10 minuta ushtrime fizike çdo mëngjes, në mënyrë që të vini në lëvizje të gjithë muskujt e trupit.

Por për të rifituar, pas përfundimit të pushimeve, asnjëherë nuk duhet të nisni dietë. Nuk duhet ta privoni veten nga ngrënia e ushqimeve, pasi trupi ka nevojë për ushqime dhe produkte të ndryshme. E rëndësishme është sasia që konsumoni. Frutat janë ideale në këtë fazë.

Nëse do të kaloni një vakt duke ngrënë vetëm fruta, do të ishte rruga më e mirë për të hequr kilet e tepërta. Ndërkohë që vaktet e tjera duhet të jenë të pasura me perime. Të gjitha vaktet që doni të hani duhet të jenë të bollshme me fruta dhe perime, madje mos u kurseni në to, të cilat duhet t’i shoqëroni edhe me mish dhe peshk.

Ndërsa jeni duke i kushtuar një vëmendje të madhe ushqimit, duhet të tregoni kujdes edhe për trupin tuaj, sidomos lëkurën. Nuk duhet të harroni se organizmi ynë ka nevojë për kujdes. Gjatë kësaj periudhe duhet të bëni masazhe të shumta, banja me vajra çlodhës dhe hidratues si dhe aplikimin e kremrave specifikë për të rigjeneruar lëkurën e trupit.

Rezultati: lëkura juaj pas këtyre trajtimeve, që shumë lehtë mund të realizohen edhe në kushtet e shtëpisë do të jetë më e freskët, më e shkëlqyeshme. Ajo nuk do të rrezikojë të rrudhet pas rigjetjes së formës së kërkuar si dhe do të jetë më e hidratuar pas periudhës së nxehtë të verës. Por, edhe ju do të ndjeheni më të lehtë dhe të çlodhur.

Pushimet mbarojnë. Si të përballoni kthimin në punë

Pushimet përfunduan dhe fajtori kryesor është koha që iku pa u ndier. Tani erdhi koha për t’iu kthyer edhe një herë jetës së përditshme, por mbi të gjitha punës, megjithëse me shumë mund. Sindroma e ‘kthimit’ pas përfundimit të pushimeve prek një në dy persona, duke u shndërruar në një krizë të vërtetë.

Simptomat? Lodhje, acarim dhe nervozizëm, mungesë përqendrimi dhe përshtatje me gjërat më të thjeshta. Por edhe shqetësime dhe pagjumësi, frikë nga e ardhmja, pesimizëm, takikardi si dhe djersitje e vazhdueshme.

Këto janë shqetësimet që prekin pothuajse të gjithë personat që kthehen nga pushimet, shqetësime që vërehen më së shumti në ditët e para kur kthehen në jetën normale pas një periudhe, e gjatë apo e shkurtër, pushimesh apo çlodhjeje.

Por nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi kjo sindromë është thjesht një çështje fiziologjike. Periudha e rinisjes së zakoneve dhe jetës së përditshme, në fakt, përbën një moment tranzitor dhe ripërshtatjeje. Çdo situatë e re shoqërohet me një sforcim të madh të trurit tonë, që ka si karakteristikë kryesore përshtatjen, që, megjithatë ndryshon nga njëri te tjetri.

Por nuk duhet të harroni se edhe pushimet në vetvete përbëjnë një stres më vete, që zakonisht nxitet nga dëshira për t’u argëtuar, çlodhur, përjetimi i eksperiencave të reja dhe qetësuar. Por problemi më i madh në këtë periudhë është se njerëzit ngarkohen më shumë me stres dhe jo gjithnjë i arrijnë këto objektiva. Kështu me përfundimin e pushimeve në vend të jenë të qetë, janë nervozë, agresivë, të zhgënjyer dhe të depresuar.

Kjo situatë shpirtërore rrit edhe më shumë gjendjen e stresit, që lidhet edhe me kthimin në aktivitetin normal të punës.

Kësaj i shtohen edhe zhurmat dhe rrëmuja e qytetit, numri më i madh i njerëzve, trafiku i rrugëve, përfshirja e stresueshme në turmë. Me një fjalë, ishit më mirë para pushimeve!

Por sa më të gjata të jenë pushimet, aq më i madh është sforcimi fizik për të rikuperuar aftësitë në punë dhe formën e mirë psiko-fizike që kishit para pushimeve. Ekspertët shpjegojnë se pushimet provokojnë një largim nga skemat e zakonshme, që organizojnë një ditë të zakonshme pune dhe ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve të jetës së përditshme.

Gjatë kësaj faze ndodh të harrohen përkohësisht këto skema, numra telefonikë, takime apo projekte. Kjo gjë i nxit njerëzit të mendojnë se pas pushimeve nuk do të jenë më të aftë profesionalisht, siç ishin para tyre.

Në fakt, është truri ynë ai që bën gjithçka, që na mundëson pushimin total, që tenton të eliminojnë stresin dhe ngarkesën e punës dhe më pas rikthimin në normalitet. Atëherë çfarë duhet të bëjmë për të përballuar sindromën e “kthimit”.

Pesë këshilla të nevojshme

1. Mos harroni se simptomat e ankthit dhe nervozizmit që ndjeni pas pushimeve janë si pasojë e sindromës së kthimit dhe ndaj duhet t’i pranoni ato dhe jo t’i luftoni apo duke u bërë pesimist dhe pasur në mendje mendime negative.

2. Jepini vetes kohë për të rikuperuar formën psiko-fizike dhe gjatë ditëve të para të punës mos e ngarkoni veten me shumë detyra dhe punë. Pra, punoni gradualisht dhe mos harroni orët e nevojshme për pushimin e mbrëmjes.

3. Nëse zakonisht ju ndodh që gjatë pushimeve të harroni idetë apo objektivat që kishit në plan për të realizuar pas kthimit tuaj, mundohuni të bëni zakon mbajtjen e një ditari pune, qoftë të shkuar, kompjuter apo mundësi të tjera sipas preferencave.

4. Përqendrohuni në mendime pozitive dhe mundësitë që ju gjenden përpara.

Të ngjashme