Shumë diskutime, takime dhe mbledhje të bën të ndihesh si humbje kohe.Ja dhe 4 elementë që ju mund të bëni për t’u siguruar që mbledhjet janë të frytshme:
1. Përgatituni – Sigurisht që duket e thjeshtë, por shumë njerëz vijnë në mbledhje të papërgatitur. Shko në kohë.
2. Mendo para se të flasësh – Humbet shumë kohë kur njerëzit dalin jashtë teme. Pyet veten para se të flisni, “A ndihmon, a është produktive, dhe e kuptimshme për atë cfarë ne duam të realizojmë”?
3. Bëje atë interaktive – Nëse mban një mbledhje thjesht për të dërguar një mesazh, më mirë dërgo një memo. Përfshi gjithkënd dhe merr ide të reja duke pyetur për mendime të ndryshme.
4. Dëgjo – Mund të jetë normale këto ditë, por shikimi tek celulari juaj gjatë mbledhjes është shenjë e mungesës së përqendrimit. Nëse mbledhja nuk ia vlen të dëgjohet, ndoshta është më mirë që të kthehesh tek tavolina jote e punës.