Të gjithë ndihen nervoz përpara një interviste pune. Përveç përgatitjes profesionale dhe formimit personal, një rol të rëndësishëm në një intervistë pune luan edhe veshja. Me anë të veshjes punëkërkuesi duhet të shpreh seriozitetin, përgjegjshmërinë dhe karakterin e tij.
Ja një kombinim i bukur, profesional dhe plot stil që mund të vishni në një intervistë pune në dimër.
Vishni një këmishë dhe jakë dhe sipër saj një fustan të trikotuar deri tek gjuri ose pak poshtë tij. Nga fustani duhet të duket vetëm jaka e këmishës. Kjo do t’ju japë një pamje serioze, profesionale dhe moderne në të njëjtën kohë.
Sipër vishni xhaketën e zezë klasike dhe një palë çizme të gjata të zeza për të qëndruar ngrohtë nga temperaturat e ulëta. Sipër krahëve sigurisht mund të hidhni pallton.
Ndërsa aksesorët preferojini ti mbani të thjeshtë, ku një orë dhe një palë vëthë prej perle janë më se të mjaftueshme. Zgjidhni të mbani një çantë pune klasike, elegante me ngjyra neutrale.
Hiqni dorë nga ngjyrat e forta në intervistën e punës. Grija, e zeza, e bardha, bluja, vishja, ngjyra karamele apo bojë qelli janë ngjyrat më të përshtatshme që mund të mbani në veshje dhe aksesorë në një intervistë pune.