Raftet përplot me vaj në dyqane na befasojnë me llojllojshmërinë e ofertave, ndërkaq dr. Mehmet Oz tërheq vërejtjen që do të duhej t’i provonim të gjitha, mirëpo me atë rast duhet pasur kujdes që vajrat kanë kalori dhe ndonjërin nuk duhet ngrohur tepër shumë.
Nëse vaji fillon të digjet, kjo do të thotë që ka filluar të oksidojë dhe që bëhet kanceroz, tërheq vërejtjen dr. Hehmet Oz dhe shton që me atë rast krijon një sërë bashkimesh të dëmshme.
Prandaj, patjetër duhet të mësoni se cilat vajra t’i zgjidhni për gatimin e ushqimeve të preferuara. Për zierje gjithmonë zgjidhni vaj me pikën e lartë të djegies, këshillon mjeku i famshëm.
Pika e avullimit varet nga lloji i vajit. Vaji i arrave, për shembull, fillon të digjet sapo arrin temperaturën mbi 160 gradë celsius, ndërsa vaji i farave të rrushit i qëndron shkëlqyeshëm madje deri në 260 gradë celsius.
Vaji i ullirit ka pikën e djegies në 210 gradë dhe është i përshtatshëm edhe për fërgimin e patateve në tavë (vaji me atë rast arrin temperaturën prej rreth 180 gradë celsius).
Vajrat të pasura me yndyra shumë të pangopura, siç janë vaji i misrit, i sojës, i lulediellit dhe vajrat e tjera të farërave, kur ngrohen lirojnë bashkime të dëmshme të quajtura HNE.
Dr. Oz thekson që nuk e ka për qëllim të frikësojë askënd, sepse trupi ynë ka aftësi impresionuese që të mbrohet nga bashkimet e dëmshme të cilave është e pamundshme në tërësi t’u shmangemi.
Mirëpo, mund të zvogëlojmë ekspozimin ndaj helmeve kudo që mundemi, ndërsa njëra ndër mënyrat është t’i shmangemi zierjes me vajra shumë të pangopshme, siç janë vajrat e misrit, sojës dhe ato bimore.
Shprehia tjetër të cilën duhet eliminuar është që të hidhni poshtë mbetjet e vajit të përdorur dhe që të mos ju imponohet që t’i përdorni sërish.
Për fërgim dhe pjekje, dr. Oz rekomandon vajin e ullirit dhe vajin e avokados, gjalpin e pastruar (ghee) dhe vajrat e palmës dhe të kokosit.
Për sallata si zgjedhje të parë ta bëni vajin e ullirit ekstravergin apo vajin e farërave.
Cili vaj është më i shëndetshëm për fërgim?
Vaji i sojës
Ky vaj ka ngjyrë të verdhë dhe me aromë soje. Është i pasur në vitaminë E dhe D, si dhe yndyrna të shëndetshme, të gjitha këto në të mirë të trurit dhe nervave. Gatimi i rregullt me vaj soje përmirëson forcimin e sistemit imunitar, ndihmon për rënien nga pesha si dhe mbështet shëndetin e zemrës dhe tensionit të gjakut.
Vaj kikiriku
Vaji i kirikut ka ngjyrë të verdhë të hapur dhe shije kikiriku. Është i pasur me acid oleik, lecithin, vitamina A, D, E dhe K, dhe polifenole. Me përdorimin e rregullt të këtij vaji mund të ulni nivelin e kolesterolit, dhe parandaloni bllokimin e arterieve.
Vaj misri
Vaji i misrit është një tjetër vaj i shëndetshëm, sidomos për të moshuarit. Ka vitaminë E dhe antioksidantë, duke ndihmuar në ruajtjen e freskisë së lëkurës. Vaji i misrit është shumë i lehtë për t’u tretur. Mund të përdoret për skuqje.
Vaji i lulediellit
Vaji i lulediellit konsiderohet i shëndetshëm. Këshillohet për gratë shtatzëna, pasi përmban 2 acide yndyrore – acid linoleik dhe alpha-linolenik. Acidi linoleik ndihmon në uljen e kolesterolit, ndërkohë që acidi alpha-linolenik ndihmon në rritjen e qelizave të trurit. Ka vitaminë E dhe A dhe ndihmon në reduktimin e shenjave të moshës, ul kolesterolin, rrit elasticitetin e arterieve dhe përmirëson shikimin.
Vaji i ullirit
Vaji i ullirit është cilësuar si vaji më i shëndetshëm, dhe përdoret për gatim, sallatë supë etj. Është përbërësi kryesor i dietës mesdhetare dhe është i njohur për vetitë e tij shëruese. Kjo dëshmohet nga shifrat e ulëta të sëmundjeve të zemrës në vendet mesdhetare. Vaj i ullirit është i pasur në vitamina A, D, E, K dhe karotene, të cilat mund të ndihmojnë në përmirësimin e tretjes, lëkurën, kockat dhe trurin.