Këta meshkuj janë të bukur e lëshojnë “xixa” që në takimet e para, por pastaj, treten në një re tymi, e femrave nuk u mbetet asgjë. Megjithatë, shumë prej femrave mbeten të magjepsura, kurse të tjerat mundohen të pyesin e të hetojnë sjelljet e tyre e mbase edhe duke studiuar ndonjë libër e duke nxjerrë shënime.
Meshkujt narcisë janë joshës, por jo lajkatarë, sepse ata duan të jenë të këndshëm vetëm për t’u pëlqyer femrave. Të pushtuar nga ankthi i të mos qenit sa duhet burrërorë, ata joshin thjesht sa për të bërë “detyrën”, e ndonjëherë veprojnë nga frika se mos të tjerët mendojnë se ata nuk janë në lartësinë e duhur.
Që në rini ata kërkojnë nga pasqyra një konfirmim për burrërinë e tyre. Por, kulti i bukurisë fizike e i ekzaltimit nga mosha e rinisë, (fiksime këto të nxitura nga reklamat), vazhdojnë ndër vite t’i hutojnë e t’i shkëpusin shumë prej tyre nga impenjimi kolektiv, nga politika e shoqëria. Kështu, tipat narcisë mbeten të përqendruar vetëm tek vetja e tyre.
“Narcisi” ka frikë të ballafaqohet me tjetrin, prandaj nuk është i gatshëm për psikoterapi, po nuk gjeti dikë që mund t’a bëjë të provojë eksperiencën e të dhënit kënaqësi, e cila nuk përbën humbje për atë që jep, por përkundrazi një gjest, i cili i pasuron të dyja palët: palën që merr dhe atë që jep.