A ju duket palosja e rrobave një punë shumë e vështirë që nuk mund ta bëni kurrë si duhet?
A është kjo arsyeja pse nuk i palosni rrobat por vetëm i fusni ato në dollapin tuaj, për t’i nxjerrë më pas sa herë që ju duhen, duke i hekurosur fillimisht?
Apo ndoshta jeni shumë të zënë me fëmijët, familjen dhe shtëpinë, sa që nuk keni mundësi për ta kryer këtë punë që ju merr jashtëzakonisht shumë kohë?
Në fakt, jeni shumë gabim. Palosja e rrobave nuk është detyrë shumë e vështirë, nuk ju merr shumë kohë dhe është shumë më e thjeshtë se sa duket!
Më poshtë po ju sjellim një trik që ju ndihmon që të palosni bluzat tuaja për vetëm dy sekonda, transmeton Klan Kosova.
Në fillim, që ta mësoni këtë trik do t’iu duhen 5-6 sekonda dhe pasi të dështoni disa herë, do ta mësoni shumë shpejt!
Hapat për ta palosur bluzën për dy sekonda
Hapi 1: Shtrijeni bluzën në një sipërfaqe të rrafshtë
Hapi 2: ‘Vizatojeni’ një kryq imagjinar dhe pikat orientuese A,B dhe C
Hapi 3: Kapeni dhe mbajeni bluzën në vendin ku është pika A me dorën e majtë
Hapi 4: Kapeni dhe mbajeni bluzën ku është pika B me dorën e djathtë
Hapi 5: Pjesën e bluzës ku është pika B kthejeni dhe bashkojeni pikën B me pikën C, me dorën e djathtë
Hapi 6: Rrotullojeni bluzën
Hapi 7: Paloseni bluzën në anën tjetër (mbi krahë)