A ju shqetëson mendimi për heqjen e këpucëve apo sandaleve në kompani?
Nëse keni thembra të çara, është lehtë të kuptohet se përse ekziston ky shqetësim. Por, shumë pak persona e dinë se zgjidhja për këtë problem të zakonshëm veçse gjendet në shtëpinë tuaj.
Thembrat e çara mund të rregullohen apo shërohen edhe në mënyrë natyrale.
Kujdes si pastroheni
Shmangni zhytjen e këmbëve në ujë ose pastrimin me ujë shumë të nxehtë, sepse kjo i shkakton këmbët të thahen. Në vend të kësaj, pastrohuni me ujë të vakët. Disa tera-pistë rekomandojnë edhe përdorimin e sheqerit si eksfoliant natyral në këmbë të thata për t’i pastruar mirë dhe për ta hequr qafe lëkurën e tharë.
Përdorni aloe Vera
Substanca që përngjanë me gjel nga gjethet e aloe verës, është lagë-shtues i mahnitshëm që e shëron dhe zbutë lëkurën. Vetëm vendoseni një gjeth të kësaj bime të mahnitshme në zonën e prekur dhe dhimbja do të lirohet, si dhe thembra do të shërohet.