Si t’ia rrisim vlerën Kosovës?

Prishtinë | 09 Pri 2024 | 20:08 | Nga Shenoll Muharremi

Për me dashtë më shumë Kosovën, duhet me ja rritë vlerën! Tash pasi e kemi lirinë, çka me bë me të? 25 vite kanë kaluar dhe ende kemi disa paqartësi rreth të ardhmës.

Sidomos janë dy shtyplla kryesore dhe të rëndësishme të lirisë dhe shtetësisë, ajo e mbrojtjes dhe ekonomisë, që ende nuk i kemi konsoliduar. Mbrojtjen dhe Sigurinë Kombëtare ende na siguron NATO/KFOR dhe me ekonomi kemi deficit tregtar rreth 50% të GDP-së.

Një rregull bazë, por shumë i rëndësishëm i ekonomisë, ajo e ofërtës dhe kërkesës, thotë që për ‘për me u rritë kërkesa, duhet me u rritë vlera’. Edhe ne duhet të fokusohemi të ja rrisim vlerën Kosovës.

Vlera e Kosovës rritet ku bëhet një vend më i mirë për të jetuar, me mirëqenie dhe kualitet të jetës. Për të u arritur kjo, ekonomia, sektori privat, është thelbësor. Këtu Kosova po calon dramatikisht për shkak se ende kjo temë e agjendë nuk ka ardhur në fokur.

Ne kosovarët po kemi dëshirë të flasim e bëjmë politikë. Jo politika publike, por politikë të kafeve. E për gjëra që kërkon më shumë angazhim, dije dhe djersë… po i abstenojmë. Kjo duhet të ndryshoj pa vonesë, pasiqë 25 vite kaluan dhe ne po rrezikojmë të biem nga provimi i zhvillimit dhe rritjes.

Thënia e John F. Kennedy e cila citohet shpesh “Mos pyesni se çfarë mund të bëjë vendi juaj për ju, pyesni se çfarë mund të bëni ju për vendin tuaj”.. nuk është edhe që aplikohet shumë në kohërat që jetpojmë. Globalizimi dhe zhvillimi i infrastrukturës ka bërë që njerëzit të jenë në gjendje të ndrojnë vend kur të dëshirojnë, ndërsa plakja e Europës ka rritur kërkesën për njerëz në pjesët e zhvilluara të kontinentit.

Temat dhe diskurset si ‘lufta’ ‘uck’ ‘religjioni’ dhe ‘flamuri kuqezi’ nuk do të japin rezultatet për nevojat e së ardhmës. Ne na duhet një tranzicion në Sipërmarrësi, StartUps, Energji të Gjerbërt, Teknologji dhe AI… e sidimos një ndryshim i paradigmës ku sektori privat dhe bizneset bëhen akterët më të rëndësishëm në vend, e jo qeveritë e politika të cila duhet të i shërbejnë ekonomisë e jo anasjelltas.

Ne po vonohemi me këtë tranzicion dhe sikur po na pëlqen të mbesim në temat e luftës. Rreziku i ciklit “nga lufta në luftë” është real nëse nuk ndryshojmë drejtimin. Sikurse nuk po kemi një ide se cfarë të bëjmë me lirinë dhe shtetin, tashmë kur e kemi pas shumë sakrificave.

Edhe universiteti publik dhe edukimi në përgjithësi ende ka mbetur në dekadat e kaluara kur ka qenë shumë i rëndësishëm për lirinë dhe pavarsinë e shoqërisë. Por tash pasiqë e kemi lirinë, nuk jemi transformuar në teknologji… ende kemi mbetur në ‘shkenca politike dhe juritik’… në kohën kur AI do i zëvendësoj këto profesione në të ardhëmn. Ndoshta ndryshimet fillojnë të mbillen aty ku shpërndahet dija.

E politika mbase ka mbetur më e prapambetura nga të gjitha. Ende temat kryesore e politikës mbetet si të vihet deri tek qeveria. E kur vihet në pushtet, pastaj nuk ka programe zhvillimore që rrisin mirëqenien. Ndërsa, opozita, në vend të zhvillimit të alternativave, fokusohet në sulme ndaj qeverisë. Kjo të kujton eksperimentin laboratorik me minjët. Kur i le pa resurse të izoluar, ata fillojnë të sulmojnë dhe hanë njëri-tjetrin.

Për me u kthyer tek tema kryesore, Kosova nuk po ju duket shumë aktraktive qytetarëve dhe bizneseve të saja për shkak se askush nuk po kujdeset për qytetarë dhe biznese. Atyre jau marrin taksat, haraxhin, dhe pastaj krenohen me disa projekte sikurse ti kishin zhvilluar me para private qeveritë.

Për me ja rritë vlerën Kosovës, që me e dashtë më shumë të gjithë, duhet me kriju disa vlera të shtuara që nuk janë as religjioni as lufta e lirisë. Janë mirëqenia, kushtet e jetesës. Ekonomia dhe bizneset janë fundamentale në këtë aspekt, por ato nuk po përkrahen as me parat publike sa duhet.

Kosova nuk ka edhe shumë kohë, për shkak se një qerek shekulli kaloj. Në këtë pjesë të konsolidimit ka pasur përparime shumë të mëdha, po ato tashmë disa kohë janë ndalur. Tranzicioni nga politika në ekonomi, nga tregtia në prodhim, nga bujqësia në shërbime…e sidomos aplikimi i teknologjisë dhe AI po vonojnë më shumë se që duhet.

Por ligjet më të thjeshta të ekonomisë, si ajo e ofertës dhe kërkesës po na ndihmojnë në këtë rast. Për ta rritur kërkesën për Kosovën, rritja vlerën. E vlera nuk po i rritet me metoda e politikat deri më tani. Transicioni në diçka më ndryshe dhe më të re, një paradigmë e re, është thelbësor që vlera e Kosovës ti rritet në periudhën e ardhshme. Nëse kjo do të arrihet, mbetet të shifer.

Eksperienca nga 25 vitet e kaluara është mikste, nuk jep një pasqyrë të kjartë. Ndoshta faktorët e jashtëm do e ndihmojnë këtë tranzicion. Por gjithashtu gjasat janë reale që edhe ky momentum të na ik dhe ne të vazhdojmë me metodat e vjetra.

Një gjë dihet, që e ardhmja është totalisht në duart tona dhe mvaret nga ne. Ne nuk do të mund të fajsojmë as Osmanët e as Serbinë në të ardhmën nëse ndyshimi nuk materializohet. Apo mbase ne jemi të kënaqur me lirinë në kuptimin më bazik të saj ku mirëqenia, zhvillimi, shkenca, teknologjia nuk janë pjesë e ekuacionit?

Të ngjashme