Si ka mundësi: më e dobët lidhja Kosovë-Shqipëri, se ajo Serbi-Rusi?! Kjo nuk është vetëm habi, është edhe çmenduri!!!
Si qenka e mundur që Shqipëria të bëhet vendi i parë në të gjithë botën perëndimore që ‘sanksionon’ Kosovën, duke anuluar takimin, tashmë tradicional, mes dy qeverive! Pra Qeveria e Shqipërisë i prinë të gjithë perëndimit në presionin kundër Kosovës!
I gjithë perëndimi, sidoms SHBA dhe BE, kanë bërë dhe po bëjnë çdo përpjekje për ta bindur Serbinë që ajo ti vendosë sanksione Rusisë, siç kanë bërë të gjitha demokracitë perëndimore, por prap se prap Serbia nuk e lëshon Rusinë! Jo vetëm që nuk i ka vendosur sanksione por, përkundrazi, shkëmben vizita të nivelit të lartë duke rritur edhe më shumë bashkëpunimin!
Ndërkohë që, Shqipëria për çudi bëhet kështu vendi i parë në botë që i vendosë sanksione Kosovës, edhe para vet sanksioneve të përfolura të BE-së!
Pa marë parasyshë atë që ndodhë në Kosovë, Shqipëria duhet të jetë shumë më e kujdesshme dhe ta menaxhojë më me delikatesë këtë periudhë të rëndë për shtetin e Kosovës!
Uroj dhe Shpresoj qe kjo të mos ndodhë nesër dhe prap se prap qetësia e natës t’u sjell driten e mendjes liderëve tanë dhe të takohen nesër në Gjakovë!
Kapriçot dhe inatet politike personale të shpërfaqura përmes mediave e rrjeteve sociale, duhet t’u hapin rrugë bindjeve e interesave kombëtare.
Quo Vadis Shqiptari?!