Në mars të vitit 1972 saktësisht me 14 mars, mjekët kosovarë e diagnostikuan sëmundjen “variola vera”, apo siç njihej në popull “Lija”, një virus mjaft i rrezikshëm dhe vdekjeprurës, e cila ua mori jetën 26 qytetarëve.
Epidemiologu Sinan Rizvanolli në një rrëfim në Edicionin Special në Klan Kosova, ka treguar se si u menaxhua kjo sëmundje ngjitëse gjatë asaj periudhe.
“Janë mjekët kosovarë që e diagnostikuan, pasi këtë sëmundje nuk e njohën në Beograd dhe të sëmurin nga varjola që kishte pasë kontakt me haxhiun që e kishte sjell këtë sëmundje, ua treguan studentëve si rast alergjik i shkaktuar nga penicilina”.
Rizvanolli ka treguar që mjeku i parë që e diagnostikoi këtë sëmundje ishte Agim Serhati nga Gjakova.
“Atij nuk iu mor për bazë, pasi ishte mjek i ri dhe askush nuk e mori seriozisht atë që tha Dr. Agimi. Rastet e para që u paraqiten ishin nga fshati Dejn i Komunës së Rahovecit”.