Si u ndryshua gjendja kadastrale në pronën publike në Lakrishtë

Prishtinë | 21 Jan 2022 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria e Kadastrit e udhëhequr nga ish drejtoresha, Valbona Osmani-Mehmetaj në kohën e ish qeverisjes komunale të Shpend Ahmetit kishte ndryshuar gjendjen kadastrale në pronën publike që është në emër të NPB-së në Lakrishtë në bazë të matjeve nga një teknik me shkollim të mesëm i kontraktuar nga Ndërmarrja Publike Banesore, i cili kishte kryer punën e gjeodetit të licensuar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi përderisa përkundër kësaj shkeljeje, lënda ishte miratuar dhe zyrtarizuar nga Komuna e Prishtinës ndonëse nuk e kishte as pëlqimin e AKP-së.

Për miratimin e vendimit nga Komuna pa pëlqimin e AKP-së banorët e Lakrishtës e kishin njoftuar ministrin e mjedisit, Liburn Aliu i cili më pas i kishte kërkuar nga Agjencia Kadastrale e cila mbikëqyrë punën e zyrave komunale kadastrale, ta hetonte rastin.

Shkeljet janë vërtetuar dhe Drejtoria e Kadastrit e Prishtinës, në fund të qeverisjes së Ahmetit ishte detyruar ta anulonte vendimin që kishte nxjerr vetë dhe ta kthente gjendjen e mëparshme kadastrale, ndonëse për këtë çështje zyrtarët komunalë kanë qënë totalisht të mbyllur në komunikim me publikun.

Por, gjendja nuk ishte kthyer tërësisht sikurse ka qenë më parë. Ndërhyrjet e manipulimi me pronën publike po vazhdojnë.

Kujtojmë se së fundmi një tentativë e re për përcaktimin e kufirit problematik mes dy parcelave N.SH. BVI për Banim  dhe të parcelës N.SH. Industria e Naftës u iniciua nga Ndërmarrja Publike Banesore dhe u tentua të shtyhej përpara  me ndihmën e shefit të AKP-së, Avni J. Jashari përkundër hetimit të lëndës nga Prokururia Speciale. Por, pasi kjo çështje u bë publike propozimi u anulua pasi ishte miratuar në parim në AKP.

Në Gjeoportalin Shtetëror që mundëson qasje online në gjendjen kadastrale, kam përcjellë dhe fotografuar prej muajsh ndryshimet që janë bërë kundërligjëm në kuadër të tentativës së Ndërmarrja Publike Banesore SH.A. Prishtinë dhe ish-qeverisjes Komunale të Prishtinës për të realizuar projektin e dyshimtë 120 milionësh afaristo-banesor, i cili është shoqëruar me dhjetëra pretendime të bazuara për shkelje ligjore që kulmuan me skandalin mjedisor të shkatërrimit të azbestit kancerogje n të shkallës së tretë të rrezikshmërisë (prej 1-5) siç u konstatua nga një laborator i specializuar gjerman.

Të ngjashme