Nuk kaloi shumë dhe në rrjete sociale e portale nisi qarkullimi i fotografive nga dasma e Marinës dhe Getoarit.
Nga vendosja e unazave dhe shkëmbimi i puthjeve, të gjitha detajet u publikuan në mediat sociale.
Duke qenë se Marina dhe Getoari janë pjesë e televizionit dhe artit, të shumtë kanë qenë personazhet publikë shqiptar, që u bënë pjesë e gëzimit të tyre.
Por çfarë zgjodhën për t’u veshur?
Të ftuarit mund të them se kishin zgjedhur të visheshin me mend, duke iu përshtatur vendndodhjes: që dasma po zhvillohej në plazh.
Nuk kishte shumë ekzagjerime dhe shkëlqime, duke treguar se klasikja dhe e thjeshta janë gjithmonë më të rëndësishme.