Sibel Halimi thotë se greva e aktorëve të Teatrit Kombëtar tregon “moskokëçarjen” e Qeverisë për kulturën

Prishtinë | 28 Dhj 2024 | 14:07 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja e LDK-së për deputete, Sibel Halimi, duke komentuar grevën e aktorëve të Teatrit Kombëtar, tha se kjo “skenë absurde” tregon moskokëçarjen e Qeverisë për kulturën edhe në fund të mandatit të saj.

“Aktorët e Teatrit Kombëtar nuk ngrisin perden për shfaqjen e radhës. Tragjikomedia e pushtetit vazhdon me një skenar të pamëshirshëm: as në fund të mandatit qeverisës, indiferenca nuk ndalet”, ka shkruar sot Halimi.

Ajo tha se prej 40 ditësh, aktorët e Teatrit Kombëtar janë në grevë, duke kërkuar të drejtat më bazike – “kushte pune njerëzore dhe paga dinjitoze”.

“Por në këtë skenë absurde, ku artistët janë në grevë pushteti vazhdon të luajë një farsë cinike. Tregojnë moskokëçarje për kulturën dhe për ata që mbajnë gjallë shpirtin artistik të vendit. Shikoni mirë këtë skenë! Sepse është pasqyrimi i vërtetë i një pushteti që rrënon artin dhe shpërfill dinjitetin njerëzor”.

Të ngjashme