Shumë persona të pastrehë në rajonin e acartë të Siberisë, ku temperatura prej -30 gradëve është e zakonshme, po përpiqen të mbijetojnë duke fjetur pranë gypave nëpër të cilët kalojnë lëndë të ngrohta.
Nëse ata qëndrojnë shumë afër këtyre gypave ose i prekin aksidentalisht gjatë qëndrimit në gjumë, mund të përjetojnë djegie të rënda për shkak të temperaturës së lartë të cilindrave.
Zyrtarisht, vetëm në qytetin e Omsk-it jetojnë 3500 persona të pastrehë. Megjithatë, besohet se numri i vërtetë i tyre është shumë më i madh, transmeton Gazeta Express.
Fotografi i agjencisë “Reuters”, Alexey Malgavko, i ka shkrepur shumë fotografi prekëse, në të cilat paraqitet jeta e vështirë e këtyre njerëzve gjatë dimrit shumë të ftohtë.