Siberianët e pastrehë mbijetojnë afër gypave të ngrohtë në -30 gradë

Prishtinë | 01 Mar 2020 | 10:06 | Nga Ekonomia Online

Shumë persona të pastrehë në rajonin e acartë të Siberisë, ku temperatura prej -30 gradëve është e zakonshme, po përpiqen të mbijetojnë duke fjetur pranë gypave nëpër të cilët kalojnë lëndë të ngrohta.

Nëse ata qëndrojnë shumë afër këtyre gypave ose i prekin aksidentalisht gjatë qëndrimit në gjumë, mund të përjetojnë djegie të rënda për shkak të temperaturës së lartë të cilindrave.

Zyrtarisht, vetëm në qytetin e Omsk-it jetojnë 3500 persona të pastrehë. Megjithatë, besohet se numri i vërtetë i tyre është shumë më i madh, transmeton Gazeta Express.

Fotografi i agjencisë “Reuters”, Alexey Malgavko, i ka shkrepur shumë fotografi prekëse, në të cilat paraqitet jeta e vështirë e këtyre njerëzve gjatë dimrit shumë të ftohtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme