Sidni Hoxha është renditur i pari në baterinë e tij në 50 metra, stil i lirë, në lojërat olimpike që po zhvillohen në Brazil. Notari shqiptar e përfundoi garën me kohën 22 sekonda e 80 të qintat.
Ky është edhe një rekord i ri kombëtar, që është përmirësuar me 7 të qintat, pasi mbahej nga vetë ai. Në klasfikimin e përgjithshëm Sidni Hoxha u rendit 41 -ti, duke mos arritur të kualifikohet në gjysmëfinale, ku marrin pjesë 16 notarë.
24 – vjeçari ishte notari tjetër në Rio 2016 pas Nikol Merizajt, debutuese në këtë aktivitet. Kjo ishte hera e tretë që Sidni Hoxha ishte pjesë e lojërave olimpike, pas Pekin 2008 dhe Londër 2012. Në këtë garë merrnin pjesë 85 sportistë.
Përfaqësuesi i Kosovës, Lum Zhaveli u rendit i 53 -ti në klasifikimin e përgjithshëm me kohën 24 sekonda e 53 të qintat.